GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-këshilltari holandez i nxori të palarat, reagon Spitali i Traumës: U respektua protokolli

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandal/ Sanitaret e Spitalit të Traumës denoncojnë: Ushqehemi në tualete, na bëjnë presion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Spitali Universitar i Traumës ka reaguar pas letrës së hapur të ish- këshilltarit të Etilda Gjonaj për kryeministrin Edi Rama. Toni Daans ka shprehur në këtë letër shqetësimin për sistemin shëndetësor në vendin tonë pas një incidenti që i ndodhi. Ai ka treguar se në spital mungonin kushtet bazë si fasho ujë, madje dhe mjekët ishin të pakët. Ai nuk ka ngurruar të thotë se kushtet në këtë spital shqiptarë janë mjaftë të mjerueshme dhe njerëzit atje vdisnin kot.

Këto kritika Spitali i Traumës nuk i ka pranuar, madje ka thënë në një deklaratë publike  është respektuar çdo protokoll për trajtimin e Daans,  përfshirë konsultat me mjekun dhe rezultoi pa probleme neurologjike apo neurokirurgjikale.

“Pasi i janë bërë ekzaminimet radiografike të kokës, hundës dhe krahut, ka rezultuar vetëm dëmtim i kokës së radiusit (brrylit) që është trajtuar në mënyrë konservative, me imobilizim me gips, mbajtja e të cilit është rekomanduar për 3 javë, e më pas fizioterapi. Janë përpunuar plagët nga Kirurgu i Përgjithshëm, Dr. Dritan Çobani, duke përdorur instrumente dhe set mjekimi emergjence të standardizuar njëpërdorimësh, me barkode të ruajtura sipas rregullit, sete të cilat përdoren në të gjitha spitalet, sipas standardeve më të mira.

Pacientit në fjalë i është aplikuar gjithashtu serumi antitetanik. Gjithashtu, është realizuar konsulta nga neurokirurgu Dr. Asllan Sela, nga e cila ka rezultuar pa probleme neurologjike apo neurokirurgjikale. Pacienti është larguar bashkë me shoqëruesin në orët e para të datës 17.04.2022. Mjekët dhe personeli referojnë se pacienti është larguar falenderues për shërbimin e marrë. Daans është rikthyer në mëngjesin e datës 17.04.2022 në SUT, në gjendje të përgjithshme shumë të mirë, pa ankesa, duke referuar se i duhej të udhëtonte me avion. Dr. Asllan Sela, neurokirurg, e ka riekzaminuar dhe e ka pajisur me vërtetim me të dhënat mjekësore, diagnozën dhe që mund të udhëtonte pa probleme, vërtetim i cili është printuar dhe i është dorëzuar kërkuesit”, thuhet në sqarimin e Traumës, ama në asnjë moment nuk flitet nëse vërtet spitali ka mungesë fashosh, uji dhe higjiena nuk është në standardet e duhura. Sakaq, vlen të përmendet se vetë kryeministri Edi Rama nuk i është përgjigjur letrës .

 

 

Etiketa: ankesaish-keshilltari HolandezkushteleterreagimSpitali i Traumes

Lajme të lidhura

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës
Aktualitet

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg
Aktualitet

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi
Aktualitet

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26
Para
Vizita e Gjekmarkajt në SHBA, Kokalari: Takoi organizatat e Sorosit

Zyrtarët e DASH nuk takojnë Metën, Kokalari: Kjo nuk është diplomaci

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it
Breaking Views

Pajaziti shkëlqen me Hajdukun e Splitit me një super gol, krotatët pranë playoff-it

22:07 - 06/08/26

Adrion Pajaziti lë gjurmën e tij me skuadrën e Hajdukut të Splitit në ndeshjen e parë të raundit të tretë...

Lexo më shumë
Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

Mallakastër/ Zjarri mbetet aktiv në Panahor-Ngraçan, zjarrfikësit ndërpresin operacionin për shkak të errësirës

22:01 - 06/08/26
Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

Ekstradohet nga Kolumbia në Shqipëri “kimisti” i drogës në Frakull, i dënuar me 14 vite burg

21:52 - 06/08/26
Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

Ish-zyrtari i Policisë akuzohet për kanosjen e punonjësve të një hoteli në Dhërmi

21:35 - 06/08/26
Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

Rama do të mbledhë Qeverinë në Pogradec, priten lëvizje për 6 ministra

21:07 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com