GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Në Kuvendin e Shqipërisë propozohet rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Kosovë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Anglisë për ekstradimet, Dule interpelancë me Ramën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka filluar lëvizjet e para që kërkojnë dënimin e gjenocidit serb të kryer në Kosovë. Kjo lëvizje shënon një zhvillim të ri në lidhje me këtë kërkesë të kamotshme të institucioneve të Kosovës. Deputeti i Partisë Demokratike (PD), Tritan Shehu, në kuadër të përvjetorit të masakrës së Mejës pranë Gjakovës, ka thënë se do të kërkojë që krimet e gjenocidit serb të dënohen.

“Pa dënuar krimet e gjenocidin serb në Kosovë e Rajon, pa u kërkuar falje për ato, nuk mund të sigurohet një e ardhme evropiane! Sot është përvjetori i masakrës së Mejës pranë Gjakovës, realizuar nga forcat dhe paraushtaraket serbe, ku u vranë mizorisht 377 burra dhe fëmijë nga Kosova. Fatkeqësisht ky akt kriminal nuk është i vetëm, por i paraprirë dhe pasuar edhe me të tjerë të këtij lloji, duke përberë kështu një vepër gjenocidi të Serbisë ndaj popullsisë së Kosovë, akte këto për të cilat qeveria e atij vendi nuk ka kërkuar kurrë të falur”.

“Në këto kushte, pikërisht për të kujtuar e nderuar viktimat, por dhe për të dënuar gjenocidin serb mbi popullsinë e Kosovës i kërkova Kryetares së Kuvendit që, se pari te mbahet një minutë heshtje solemne në seancën plenare të së nesërmes. Këtë kërkesë e bazoj në Piken 5 të Nenit 7 të Rregullores së Kuvendit”, ka shkruar deputeti i PD-së.

Sipas tij, vetëm kështu do të ketë bashkëjetesë në Ballkan, e për këtë thotë se do të ndërmerren akte Kushtetuese në ditët në vijim.

“Pa asnjë dyshim në ditët ne vazhdim do të procedohet me hapat kushtetuese për dënimin edhe formal nga Kuvendi i ynë i atij gjenocidi, ne Kosove dhe më gjerë në Rajon. Kështu ka vepruar Kuvendi i Kosovës, si dhe Parlamente te tjera te vendeve te Rajonit”.

“Pa dënuar krimet e gjenocidet e te kaluarës, pa u kërkuar falje nga përgjegjësit e tyre për ato, nuk mund te ketë paqe e bashkëjetesë në Rajonin tonë. Ky është një parim themelor mbi te cilën do të përshpejtohet edhe procesi i ynë i integrimit evropian, vlerat e të cilës i kërkojnë këto akte”, ka shkruar më tej Shehu.

Në vizitën e sa të parë në Tiranë, presidentja Vjosa Osmani kërkoi rezolutë të Shqipërisë për dënimin e krimeve serbe.

Osmani në fjalën e saj të mbajtur në Kuvendin e Shqipërisë në dhjetor të vitit 2020 kishte deklaruar se Serbia nuk ka ndryshuar.

“Tirana dhe Prishtina duhet të ndalin gjuhën e urrejtjes antishqiptare dhe përpjekjet e Beogradit për të fshehur krimet. Ekziston vetëm një e vërtetë, që ka ndodhur përpara syve të të gjithë botës: Serbia kreu gjenocid në Kosovë” – kishte deklaruar Osmani.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2019 kishte miratuar një rezolutë për gjenocidin serb të kryer në Kosovë.

 

Etiketa: denimigjenocideKosoveKuvendi ShqiperiseRezoluteSerb

Lajme të lidhura

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë
Aktualitet

Momente tensioni! Protestuesit bllokojnë eskortën e Ursula von der Leyen sapo mbërrin në Kosovë

14:05 - 01/10/26
“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së
Kosovë & Rajon

“Jo në emrin tim”, Prishtina marshon sot kundër vendimit të Hagës për ish-krerët e UÇK-së

09:18 - 01/10/26
Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26
Para
Rrogat e qeverisë së Malit të Zi! Sa fiton Dritan Abazoviç dhe kabineti i tij

Qeveria e re malazeze/ Abazoviç prezanton emrat e ministrave të qeverisë, dy prej tyre shqiptarë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet këngëtari Erind Xhaferi, akuzohet se përndiqte vajza të mitura
Aktualitet

Arrestohet këngëtari Erind Xhaferi, akuzohet se përndiqte vajza të mitura

10:04 - 02/10/26

Këngëtari fierak Erind Xhaferi është arrestuar në flagrancë nga Policia e Fierit, pas një informacioni të marrë në rrugë operative,...

Lexo më shumë
Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

Mbi 40% e shqiptarëve nuk përballojnë dot blerjen e një makine

09:38 - 02/10/26
Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

Bylykbashi: Protesta në Tiranë është e pamjaftueshme, duhet të përshkallëzohet në të gjithë vendin

09:17 - 02/10/26
Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

Videot intime në rrjet/ Dëshmia e Adrian Hilës: I kam vendosur vetë kamerat, kisha frikë se më vidhnin!

08:54 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com