GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Pas vizitës në zonat e bombarduara, Xhaferri takohet me Zelenskyn: Sot jam Ukrainas

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas vizitës në zonat e bombarduara, Xhaferri takohet me Zelenskyn: Sot jam Ukrainas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferri, ka bërë publike detaje në lidhej me takimin me liderët ukrainas, mes të cilëve ishte edhe presidenti ukrainas Volodymir Zelenksy. Në fjalën e mbajtur në takim, Xhaferri ka treguar se gjendet pa fjalë ndaj asaj që arriti të shihte në qytetin e Buchas dhe Irpinit.

Xhaferri ka shprehur ngushëllimet për të gjitha ata që kanë humbur të afërmit në betejë kundër rusëve dhe është shprehur i indinjuar ndaj botës që nuk ka fuqi mjaftueshëm të ndalojë një sulm e një pushtim të cilin e konsideroi të pamend.

Fjalimi i plotë i Xhaferrit

Ngushëllimi im i sinqertë dhe shumë i thellë ndaj fëmijëve, prindërve, grave dhe burrave që i humbën më të dashurit.

Sot jam Ukrainas.

Kërkoj ndjesë për çrregullimin e kornizës protokollare i nderuar President i Ukrainës, z. Zelenski dhe koleg i nderuar Stefançuk, por, jam pa fjalë dhe për atë që dua ta them, më mjafton edhe një minutë. Edhe krahas asaj që jam ushtar, edhe krahas kujtimeve të freskëta nga luftërat në Ballkan. Jam pa fjalë dhe i tërbuar. I tërbuar ndaj njerëzimit që lejoi të jemi dëshmitarë memec të një lufte për të cilën besonim se është pjesë e historisë. Jam i trishtuar nga numri i varrezave lehet e të cilave nuk arrin dot ti shohë syri i njeriut, a pashë vetëm një pjesë në Buchas dhe në Irpin. Jam i tërbuar ndaj botës që nuk ka zë mjaftueshëm të fuqishëm ti thotë stop këtij pushtimi të pamend. Për nder të jetëve të humbura obligohemi t’ju ndihmojmë dhe të dëgjojmë me kujdes se si sërish do e ndërtoni të rrënuarën.

Sinqerisht kam respekt për kohën e ndarë nga mikpritësit për t’ju drejtuar, kështu që, më lejoni të theksoj si vijon:

Personalisht do të zotohem për miratimin sa më të shpejtë të vendimeve për ndihmën dhe mbështetjen e Ukrainës. Fakti që jam në Ukrainë, u jep peshë akoma më të madhe aktiviteteve të mia si kryetar i dhomës ligjvënëse që është selia e demokracisë dhe institucioni ku merren vendimet kryesore shtetërore.

Të nderuar,

Miratimi i “Deklaratës për dënimin e atakëve ushtarakë që e rrezikojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës,” më 3 mars në Kuvendin tonë; si edhe bashkë-mbështetja e rezolutave dhe nismave që kërkojnë që Rusia të pushojë menjëherë me përdorimin e forcës në Ukrainë dhe të tërheqë ushtrinë e vet e konfirmojnë mbështetjen dhe solidaritetin tonë të fuqishëm, të padyshimtë dhe të vendosur me popullin ukrainas. Republika e Maqedonisë së Veriut e mbështeti edhe Vendimin për suspendimin e Rusisë nga Këshilli i Evropës. Në plotësim, u bashkëngjitëm ndaj të gjitha masave dhe sanksioneve restriktive të Bashkimit Evropian ndaj Federatës Ruse, edhe pse nuk jemi anëtare e BE-së. Ky akt agresioni edhe një herë vërtetoi se sa i rëndësishëm është zgjerimi i Bashkimit Evropian për sigurinë, stabilitetin dhe konsolidimin demokratik të Evropës.

Mirënjohje ndaj të gjithë luftëtarëve për liri në Ukrainë të cilët në kushte lufte na mundësuan të udhëtojmë të sigurt në Ukrainë dhe që e ndajnë bukën me ne.

Edhe pse kam vështirësi t’ju shoh në sy, do ju uroj të jeni të fuqishëm dhe të qëndrueshëm deri në lirinë e Ukrainës dhe popullit ukrainas!

Ju faleminderit për vëmendjen!

 

Etiketa: bombarduaraTelat XhaferriukrainasVizitaVolodymyr Zelenskyzonat

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Endri Prifti akuzoi ish-bashkëshorten për grabitje, prokuroria e Korçës i sekuestron shtëpinë

Endri Prifti akuzoi ish-bashkëshorten për grabitje, prokuroria e Korçës i sekuestron shtëpinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…
Aktualitet

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

10:21 - 20/10/26

Akademiku Artan Fuga ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestat studentore, duke shprehur mbështetjen e tij për...

Lexo më shumë
Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

Pasi i kërcënon dhe i dhunon protestuesit, Rama i fton për dialog! Ata i lënë mbishkrimin: Jep dorëheqjen

09:58 - 20/10/26
Murrizi shpërthen ndaj Ramës: Ata që të kundërshtojnë i cilëson si armiq të partisë, sikurse të parët e tu bastardë!

“Kur të ngrihen shqiptarët do harroni brekë e kanatjere”, Murrizi: As Ramiz Alia nuk e përdori policinë si Rama

09:28 - 20/10/26
Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Nën hetim për abuzime me tenderat, Belinda Balluku paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

09:13 - 20/10/26
Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

Gazetari: Rama paguan policët me paratë e shqiptarëve për të rrahur shqiptarët

09:06 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com