Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë stacionit të Trenit në Tiranë, ku një person ka mbetur i vdekur. Mësohet se një automjet tip “Audi” ka përplasur një motor.
Drejtuesi i motorit, një 73-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë dhe ka ndërruar jetë në spital. Drejtuesi i mjetit “Audi” është larguar nga vendngjarja, teksa policia i është vënë pas.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Discussion about this post