Policia kufitare e Kapshticës ka arrestuar një 56-vjeçar me akuzën për trafikim të lëndëve narkotike. Në pranga ka rënë Gjovalin Zefi, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij Policia i gjeti në në bagazh dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 pako me peshë 2 kilogram lëndë e dyshuar narkotike kanabis.
56-vjeçari ka tentuar të korruptojë punonjësit e policisë duke iu ofruar 600 euro, me qëllim shmangien e kontrollit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Discussion about this post