Namazi për Fiter Bajramit do të falet nga besimtarët myslimanë në 2 maj, në sheshin “Skënderbej”.
Xhamia e Namazgjasë, është ende në proces ndërtimi, kështu që as këtë vit nuk do të hapet për besimtarët.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se, Namazi i Fiter Bajramit do të falet në Sheshin Skënderbej më datë 2 maj 2022, ora 06:20.
Agjërimi është një prej 5 shtyllave të fesë Islame që kurorëzohet me faljen e Fitër Bajramit. Myslimanët shqiptarë presin me padurim hapjen e dyerve të xhamisë së re për t’u falur në ambientet e kësaj xhamie madhështore.
Discussion about this post