GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Shqipëria e pesta ne Europë për normën më të ulët të lindshmërisë në 2020

07:48 - 29/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Shqipëria e pesta ne Europë për normën më të ulët të lindshmërisë në 2020
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë vitit 2020 Shqipëria rezultoi vendi i pestë në Europë për normën e më të ulet të lindshmërisë.E prekur edhe nga normat e larta të emigracionit, popullsia e Shqipërisë ka hyrë në një proces plakje të shpejtë duke u shndërruar në një problem madhor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.Gjatë vitit 2020 sipas Eurostat, Shqipëria pati vetëm 1.32 lindje të gjalla për grua me rënie 0.2 në krahasim me vitin 2019, duke lënë pas vetëm, Maltën, Spanjën, Italinë dhe Maqedoninë.

 

Në vitin 2020, 4.07 milionë foshnja lindën në BE, duke vazhduar një trend në rënie që filloi në vitin 2008 kur lindën 4.68 milionë fëmijë në BE, ndërsa në Shqipëri trendi i rënies ka vijuar më shpejtësi pas vitit 1990.Norma totale e lindshmërisë ishte 1.50 lindje të gjalla për grua në BE në vitin 2020, një rënie e vogël nga kulmi i fundit në 2016 (1.57), por gjithsesi një rritje krahasuar me 2001 (1.43).

Shkalla më e lartë e lindshmërisë totale që nga fillimi i serive kohore të krahasueshme ishte 1.57 në 2008, 2010 dhe 2016. Në vitet ndërmjet, ajo luhatet midis 1.51 dhe 1.57.Në vitin 2020, shteti anëtar i BE-së me shkallën më të lartë të lindshmërisë totale ishte Franca (1.83 lindje të gjalla për grua), e ndjekur nga Rumania (1.80), Çekia (1.71) dhe Danimarka (1.68).

 

Përqindja e fëmijëve të lindur nga nëna të huaja ndryshon ndjeshëm midis Shteteve Anëtare. Në vitin 2020, 64% e fëmijëve të lindur në Luksemburg ishin nga nëna të lindura jashtë vendit, ndërsa në Qipro pjesa ishte 39%. Në Austri, Maltë dhe Belgjikë, përqindja ishte rreth një e treta.Në anën tjetër të shkallës, nëntë vende kishin më pak se 10% të fëmijëve të lindur nga nëna të lindura jashtë vendit, me përqindjet më të ulëta të regjistruara në Bullgari, Sllovaki (të dyja 2%) dhe Lituani (3%).

 

Në vendin tonë, gjatë periudhës 2011 – 2020 lindjet në shkallë kombëtare kanë rënë me 18%. Nga 34,285 bebe të lindura më 2011 në vitin 2020 linden 28,075. Qarku i Kukësit shënoi rënien më të madhe në shkallë vendi. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit në prefekturën Verilindore lindshmëria shënoi rënie me 37.8 për qind.

 

Pas Kukësit, rënien më të madhe të lindshmërisë gjatë dekadës së fundit e ka shënuar Qarku i Beratit me 34.3%. Gjirokastra renditet e treta për rënien e madhe të lindshmërisë me 32.2% dhe më pas Vlora me mbi 31% për të njëjtën periudhë. Në të kundërt rënien më të ulët të lindjeve e kishin Tirana dhe Durrësi përkatësisht me -1.6 dhe -12.0%. Këto dy qarqe, edhe pse me rënie të lindjeve, kanë shtesë natyrore pozitive të popullsisë për shkak të zhvendosjeve nga rrethet e tjera drejt tyre.Si pasojë e kësaj situate, zhvillimet demografike janë duke u zhvilluar sipas skenarëve pesimistë të projeksioneve të popullsisë.

 

Sipas rishikimit të fundit që i takon periudhës 2019-2031, në skenarin pesimist indeksi i fertilitetit për një grua në vitin 2019 ishte 1.36 njësoj si në skenarin pesimist, por në të ardhmen treguesi mund të përkeqësohet përtej këtij skenari për shkak se anketat e tërthortë tregojnë se emigracioni në dekadën e fundit ka qenë më i lartë se pritshmëritë.

 

Vendet e Europës Lindore përjetuan rënie të lindshmërisë gjatë viteve 1990 dhe 2000, ku indeksi Sintetik i Fekondimit (ISF) arriti në nivele shumë të ulëta. Rastet më ekstreme janë ato të Bullgarisë (1,09 fëmijë për grua) dhe të Republikës Çeke (1,13 fëmijë për grua), për pjesën tjetër të vendeve të Evropës Lindore iSF arriti minimumin, rreth vlerës 1,2 lindje për grua. Në hipotezën e lindshmërisë së ulët në Shqipëri mendohet që iSF do të arrijë nivelin 1,2 në vitin 2031, por zhvillimet reale po tregojnë se ky nivel do të arrihet para këtij viti./monitor

Etiketa: bebelindshmeri

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
“Nuk është vendim i lehtë”, OSBE ndërpret misionin në Ukrainën Lindore

"Nuk është vendim i lehtë”, OSBE ndërpret misionin në Ukrainën Lindore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com