GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kriza prek kursimet, depozitat në lekë bien për të dytin muaj radhazi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza prek kursimet, depozitat në lekë bien për të dytin muaj radhazi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Depozitat shënuan rënie për të dytin muaj radhazi në mars, në një sinjal se kriza e shkaktuar nga çmimet e larta po ndikon në aftësinë e familjeve për të kursyer, ndërsa bizneset po detyrohen që të shpenzojnë likuiditetet e tyre.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, stoku i depozitave në muajin mars ishte 1.23 trilionë lekë (10 miliardë euro), me një rënie prej 0.1% në krahasim me muajin e mëparshëm.Rënia ka ardhur e gjitha nga kursimet në lekë, ndërsa depozitat në valutë kanë vijuar të rriten.Depozitat në lekë u tkurrën me 1.1% në mars  (-5.8 miliardë lekë) në raport me muajin e mëparshëm, të ndikuara si nga kursimet e korporatave jo financiare, ashtu dhe nga ato të individëve.

Në të kundërt, depozitat në monedhë të huaj, kryesisht ato në euro, kanë shënuar rritje. Kursimet në valutë u zgjeruan me 1.3% në mars, në krahasim me muajin e mëparshëm, të ndikuara si nga korporatat financiare, ashtu dhe nga individët. Me bazë vjetore, depozitat kanë vijuar tendencat rritëse, duke u zgjeruar me 9.4% (mars 2022 kundrejt mars 2021), megjithatë tendenca është ngadalësuar në raport me shkurtin, kur rritja vjetore ishte  10.2%.

Që prej vitit 2019, depozitat në sistemin bankar kishin shënuar rritje të ndjeshme, që vazhdoi edhe gjatë pandemisë, e ndikuar nga shtimi i kursimeve në lekë, teksa pandemia kufizoi lëvizjet dhe shpenzimet e individëve.

Në vitin 2021, stafetën e mori euro, që udhëhoqi rritjen e depozitave por edhe ato në lekë vijuan tendencën pozitive. Ndërsa ky vit po tregon se kriza që po sjell lufta në ekonomi po ndikon në aftësinë për të kursyer.Në fund të marsit, depozitat në valutë përbënin 55.9% të totalit, nga 53.7% në të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor/

 

Etiketa: ekonomikrizeKryesore1Leke

Lajme të lidhura

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika
Aktualitet

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

16:33 - 22/10/26
Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD
Aktualitet

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

16:19 - 22/10/26
“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë
Aktualitet

“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

15:45 - 22/10/26
Para
Nga 1 maji Greqia heq certifikatën anti-Covid, çfarë ndryshon tjetër

Nga 1 maji Greqia heq certifikatën anti-Covid, çfarë ndryshon tjetër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika
Aktualitet

Krahasimi i Ramës me protestat në Europë, Marjana Koçeku: Municion për militantët! Një qeveri demokratike i jep llogari rinisë, s’e mbulon dhunën me statistika

16:33 - 22/10/26

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka zbërthyer krahasimin dhe shifrat e Ramës për bilancin e lëndimeve nga protestat studentore në...

Lexo më shumë
Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

Tensionet në seancë, PS kërkon përjashtim nga Kuvendi për 20 deputetë të PD

16:19 - 22/10/26
“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

“Çaf-çuf, treni i gjatë, veç për Edin vjen çdo natë”, të rinjtë ironizojnë Ramën me këngë para Kryeministrisë

15:45 - 22/10/26
Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

Nga porta te sulmi, Egnatia i tregon “muskujt” Aarhus! Kampionët e Superiores gati për sfidën

15:29 - 22/10/26
U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

U paraqit sot në SPAK, peshëngritësi Erkand Qerimaj sqaron arsyen e vizitës në Prokurorinë e Posaçme

15:01 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com