GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Murrizi pro shkarkimit të Presidentit: Meta nuk besoj se do jetë i fundit i shpallur tradhtar

11:58 - 09/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Murrizi pro shkarkimit të Presidentit: Meta nuk besoj se do jetë i fundit i shpallur tradhtar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti Myslim Murrizi deklaroi votën pro shkarkimit të presidentit Ilir Meta. Në foltoren e Kuvendit, ai komentoi urdhrin e presidentit amerikan Joe Biden për të bllokuar pasuritë e zyrtarëve të korruptuar në Ballkan.

Murrizi u shpreh se shumë shpejt edhe BE do të bëjë një doganë të tillë për politikanët e korruptuar ndërsa me ironi tha se shpreson t’i shohë me kosë duke prerë bar pasi sipas tij nëse do futen në burg kanë kosto shumë të lartë.

“Nuk desha të merrem me atë që kanë referuar ekspertët. Në bindjen time akti i parlamentit është politik dhe moral. Ne nuk jemi parlamenti i qoftëlargut por formalisht demokratik. Nuk di pse kanë frikë të thonë që moralisht presidenti ka dalë nga binarët,. Nuk është më ai i sanksionuar në Kushtetutë. Që ditën kur u zgjodh ishte përfaqësues i maxhorancës së atëhershme. Pas tre ditësh keni ditën e emrit, Bastisjen apo kumbarllëkun.

 Fiks 30 vite më parë ndryshuar emrin nga PPSH në PSSH. Atëherë 85% e juaja nuk ishte në parti. Ishte Meta me të tjerë në pagëzimin e PSSH. Deri në 2004 ka qenë me ju dhe ishte armik me ata që sot e quajnë shpëtimtar të këtij vendi. E akuzuan si vrasës, si njeriu që dha urdhër për të arrestuar Berishën, e akuzuan si hajdut kur humbi floririn në Krrabë. Ju e mbronit. Çfarë ndodhi. Thonit Ilir Meta jep dorëheqjen. Ai thotë e kam dhënë njëherë.  A kanë turp, a kanë surrat. Kur e votojnë këta që unë e përmenda më parë. Unë e pas 30 vite kundërshtar politik. Nuk kam qenë në qeveri me të. A e shkarkoni ju?

Jam kënaq mbrëmë me urdhrin e Biden edhe pse nuk kam qenë tifoz me të. Nëse i plas nja dy urdhra të tjerë kanë për të më bërë tifoz me zor. Akti i Kuvendit do jetë lemonadë para ngjarjes së ndodhur në këtë vend. Kur t’i shohësh në hotele dhe motele që kanë në New York. Dashtë zoti t’i shohim me kosë bari në dorë. Nuk jam për burg se kanë kosto të madhe. Biden andej, drejtësia e re këtij, Mllefi dhe inati. Zoti jua shtoftë inati mes njëri tjetrit. Meta nuk besoj se do jetë i fundit i shpallur tradhtar. Halli i madh se ngelka një rob pa punë.

Ka 2 mln shqiptar që kanë ngelur pa punë dhe kanë ikur. Askush tjetër në 4000 burra në politikë nuk kanë arritur atë që ka arritur ky. As Berisha, as Rama, as Nano. I ka arritur të gjitha. Sot dhëntë zoti, e keni seriozisht Taulant. Shoh këto ditët e fundit që hyjnë e dalin disa që presin dekretet në shtator për ministër edhe I thonë si i bëhet me votën. Sa shumë mendojnë se do jenë të dekretuar për ministra. Këta të ndërmarrjes dhe aspiruesit e dekretit imagjinar a do e votojnë apo jo? Ka pallavra që ky kuvend është apo jo legjitim.

Le ta gjykojnë shqiptarët pas shtatorit dhe tetorit kur ngjarje të tjera të ndodhin. Besoj se shpejt edhe BE ka për të bërë një doganë të tillë. Po ra zjarr pas TEG-ut aroma e eurove të djegura do shkojë deri në Koplik. Habitem shumë me disa deklarata që sot bëjnë parimorin. Unë uroj që votimi dhe drejtësia e re të bëjnë atë që Amerika po e inicion që do ketë akoma të tjerë, si kamxhik për drejtësinë shqiptare. Uroj dhe shpresoj që shumë shpejt që kjo që sot që quhet si përmbysje bote që po ikën Meta, të duket si lemonadë në krahasim me atë që do të ndodhë më pas”, u shpreh ai.

Etiketa: Ilir MetaMyslim Murrizi

Lajme të lidhura

“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës
Aktualitet

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun
Aktualitet

Miratohet kërkesa e SPAK, shtohet mbrojtja për Altin Dumanin dhe prokurorin që heton Ballukun

16:14 - 31/01/26
Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun
Aktualitet

Degradimi i rrugëve të Durrësit nga korrupsioni, kryebashkiakja Sako shpall armik shiun

15:49 - 31/01/26
Para
Balla: Askush më parë nuk e ka përdhunuar më shumë se kaq institucionin e Presidentit se Ilir Meta

Balla: Askush më parë nuk e ka përdhunuar më shumë se kaq institucionin e Presidentit se Ilir Meta

TË FUNDIT

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak
Botë

‘Vajzat janë të mrekullueshme!’ Pas publikimit të mesazheve me Epstein, dorëhiqet Miroslav Lajçak

18:03 - 31/01/26

Në vitin 2018, Miroslav Lajçak, i cili në atë kohë mbante detyrën e ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, i dërgoi...

Lexo më shumë
Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

Autorët ende të lirë/ U qëllua me armë zjarri në Shijak, ndërron jetë në spital Denis Çumani

17:48 - 31/01/26
“Rroftë dashnorja”/ Këlliçi i kthehet Ramës: Vajzat dhe gratë shqiptare nuk janë dashnoret e politikës

Këlliçi: Rama tani ka kaluar në akte mafioze, koha për të ndalur këtë bandit

17:36 - 31/01/26
Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

Ndërron jetë aktori i shquar shqiptar Fitim Makashi, babai i këngëtarit të njohur

17:08 - 31/01/26

Sherr në Durrës, tre persona dhunojnë një çift 55-vjeçarësh dhe i dëmtojnë makinën

17:00 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com