Me debate dhe akuza të ashpra është zhvilluar procesi i Vettingut sot për prokurorin e Durrësit, Arjan Ndoja i cili në vitin 2019 i shpëtoi në atentati në mbikalimin e Shkozetit. Ai u përball sot më një sërë gjetjesh nga përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs, çka tregojnë abuzimet dhe korrupsionin e tij ndër vite. Jacobs ka renditur njëra pas tjetër faktet, që sipas tij, tregojnë abuzimet e bëra nga Ndoja ndër vite, duke i sjellë atij fitme që nuk i kanë as avokatët më të mirë në Belgjikë.
Ai ka deklaruar gjatë seancës se ai nuk do donte të kishte një prokuror si Arjan Ndoja, ndërkohë që ka ngritur dyshime për shoqërinë që ky i fundit frekuenton dhe për të ardhura që ka fituar si avokat para se të behej prokuror. Por gjatë fjalës së tij, Arjan Ndoja ka deklaruar se të ardhurat e tij janë të ligjshme, ndërkohë që ka theksuar se ai si avokat ka fituar në vit 150 mijë euro dhe jo 250 mijë euro sa deklaroi përfaqësuesi i ONM.
Gjatë seancës dëgjimore, Ndoja ka deklaruar se nuk ka asnjë kompleks inferioriteti të përballet me Theo Jacobs, ndërkohë që ka shtuar se akuzat ndaj tij ishin “biseda kafeneje”. Ndërsa Jacops i ka bërë të qartë se prokuror si ai futen në sistemin e drejtësisë për të qenë mbi qytetarët dhe jo për t’iu dhënë atyre të drejtat që iu takojnë.
Pjesë nga debati:
Theo Jacobs: S’do të doja kurrë t’ju kisha në staf si prokuror nëse do të isha shef. Unë mendoj se ju jeni i pasinqertë. Në deklaratën e 2008 thoni që keni fituar 250 mijë euro në vit si avokat. E nëse në tre vite që ishit jashtë sistemit fituar 750 mijë euro, përse ju duhet juve të qendroni ende në detyrë si prokuror?
Edhe avokatët më të mirë në Belgjikë nuk fitojnë kaq shumë edhe pse çmimet e shërbimeve për zyrat e avokatisë janë më të larta se në Shqipëri. Ju shkoni e dilni xhiro me persona të gabuar. A mund ta dimë përse ju duhet një shofer privat që e paguani nga xhepi? Shqiptarët i dinë shumë personat që ju shoqëroheni, të cilët s’janë hetuar kurrë!
Arjan Ndoja: U riktheva në sistemin e prokurorisë pasi gjykata më dha të drejtë. Kisha kontratë me magjistraturën dhe prandaj u riktheva në sistem. Kjo për ti dhënë përgjigje Jacobsit, në lidhje me pyetjen se përse u riktheva edhe pse kisha të ardhura të mira. Fakti që jam i pasur dhe paratë e mia janë të ligjshme s’më pengon për asgjë. Unë përmbush kushtet dhe kriteret. Në lidhje me me lëvizjet me persona të inkriminuar, Jacobs beson se 60 për qind të magjistratës e kap vettingu për kontakte të papërshtatshme. Kjo gjë nuk bëhet me perceptime. Po të kishin punuar, të siguroj se do të kishe të tjera mendime e raporte për mua. Shkoni tek lokalet përballë prokurorisë. Aty është skaneri real i çdo njërit prej nesh.
Theo Jacobs: Kur futeni në sistemin e drejtësisë, ju mendoni se keni më shumë të drejta se qytetarët. Por e vërteta është krejt ndryshe. Ju duhet të keni më pak të drejta. Ju duhet të qëndroni larg njerëzve që kanë konflikte me ligjin. Ju jeni inteligjent dhe i zgjuar, do të duhet të ishit një aset i këtij vendi. Të qenit prokuror e di që është e vështirë por s’është punë të jeni në xhiro e me kontakte. E vetmja punë dhe ju se keni respektuar. E për këtë s’do të doja kurrë t’ju kisha në skuadër.
Arjan ndoja: Në asnjë vend të botës nuk gjykohen prokurorët e gjyqtarët për vendimet që marrin. Unë n nuk kam kryer asnjë vepër penale, kurse ju më thoni fajtor. Po ku bazoheni për këtë? Sot sistemi i drejtësisë është më keq edhe falë jush, ndërkombëtarëve. S’kam bërë asnjë shkelje profesionale dhe prandaj kërkoj konfirmim në detyrë. Në aspektin e pasurisë, jam i vetmi prokuror që kam dhuruar prona. Kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja. Jam i vetmi që nuk kam fshehur asnjë pronë apo ta vendos në emër të të tjerëve. Të zgjedhurit vendor i kam takuar si drejtues prokurorie pasi ligji më kërkon të takoj si kryetar bashkie e kryetar qarku.
Theo Jacobs: Kur futeni në sistemin e drejtësisë, ju mendoni se keni më shumë të drejta se qytetarët. Por e vërteta është ndryshe. Ju duhet të keni më pak. Ju duhet të qëndroni larg njerëzve që kanë konflikte me ligjin. Ju jeni inteligjent dhe i zgjuar, do të duhet të ishit një aset i këtij vendi. Të qenit prokuror e di që është e vështirë por s’është punë të jeni në xhiro e me kontakte. E vetmja punë dhe ju se keni respektuar. E për këtë s’do të doja kurrë t’ju kisha në skuadër.
Discussion about this post