GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Veliaj shpik tender për tabela/ 141 mln lekë për tuba

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
“TRIOS” dhe Veliaj, fitime me tenderë fiktivë, zbulohet mashtrimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia e Tiranës nuk ndalet me shpikjet e reja për të shpenzuar fondet publike ku rasti i fundit është për tabela sinjalizuese për tenderin me numër REF-26019-04-21-2022 me fond limit 141 milionë lekë të vjetra me afat 12-mujor, i organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriçimit Publik.

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj kujdeset të krijojë sa më shumë procedura prokurimi, sa më shumë fonde për të shpenzuar taksat e qytetarëve por mënyra se si menaxhohen këto tendera krijojnë shumë dyshime.

Nga kërkimet e redaksisë tonë, zbuluam se tek dokumentat e kontratës përfshihet një numër i lartë tabelash sinjalizuese, jepen kushtet dhe zgjatja e punimeve por ngrihen menjëherë shumë pikëpyetje.

Dyshimi i parë vjen nga tabelat, pse bashkia e Tiranës synon të shpenzojë rreth 120 mijë euro me tabela sinjalizuese kur tabelat në rrugët e Tiranës duhet t’i vendosin firmat që bëjnë rrugët?

Kompanitë që rregullojnë rrugët në një situatë normale, me një bashki normale duhet të vendosin jo vetëm tabelat sinjalizuese por edhe semaforët. Madje duhet nënvizuar fakti se në shumë zona të Tiranës rrugët janë të përfunduara prej kohësh por semaforët dhe tabelat sinjalizuese nuk janë vendosur duke krijuar shpeshherë amulli në trafik.

Dyshimi i dytë është fakti se bashkia nuk e ka herën e parë që bën tendera të tillë dhe tabelat kanë jetëgjatësi, një tabelë ka garanci deri në 10 vjet. Ky fakt mund të verifikohet te dokumentat e tenderit të fundit. Për më tepër, materiali i tabelave specifikohet pasi duhet të jetë prej llamarine hekuri, me spesori jo më pak se 1 mm ose me llamarinë aliazhi të aluminit, jo më pak se 2,5 mm. Madje çdo sinjal duhet të jetë i përforcuar në të gjithë perimetrin e tij me një bordurë të kthyer. Të gjitha sinjalet në pjesën e pasme duhet të përmbajnë elemente konstruktive, të cilët të bëjnë të mundur mbërthimin e saj në bishtin e tabelës.

Dyshimi i tretë është numri i lartë i tabelave ku sipas tenderit parashikohen mbi 1000 tabela të llojeve të ndryshme ndërkohë që tubat të të dy llojeve së bashku janë 600. Kjo nuk është hera e parë që dokumentat e bashkisë TIranës përfshihen detaje të cilat janë shenjat të mundësive për të krijuar hapësira për abuzime me fondet, aq më pak kur fituesi është paracaktuar.

Gijotina.com nuk e ka herën e parë që nxjerr në pah paqartësitë në dokumentat e tenderave të bashkisë Tiranë por edhe fituesit nëpër këto procedura prokurimi publik të cilët shpallen hera-herës pa garë ose duke u skualifikuar kompanitë e tjera që marrin pjesë duke shkelur në mënyrë flagrante rregullat e prokurimit.

Etiketa: 141 milione lekeErion Veliajkryesore2sinjalistiketender per tabela

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Aksident në aksin Tiranë-Durrës, trafik i madh në autostradë

Aksident në aksin Tiranë-Durrës, trafik i madh në autostradë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com