GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rritja e çmimeve vështirëson jetesën e personave me aftësi të kufizuara

21:08 - 30/04/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Rritja e çmimeve vështirëson jetesën e personave me aftësi të kufizuara
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas periudhës së gjatë të pandemisë, personat me aftësi të kufizuara po përballen muajt e fundit edhe me rritjen e shpejtë të çmimeve të artikujve ushqimorë, shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe kriza globale e tregjeve. Personat me aftësi të kufizuara shprehen se, kjo situatë e ka vështirësuar më tepër gjendjen e tyre social-ekonomike, ndërkohe që e vetmja mbështetje janë disa shoqata humanitare që këto ditë po shpërndajnë për ta ndihma ushqimore.

Pas periudhës së gjatë dhe të vështirë të pandemisë, personat me aftësi të kufizuara po përballen me një sfidë tjetër, atë të rritjes së çmimit të artikujve ushqimorë dhe shërbimeve, gjë që e ka vështirësuar më tej jetën e tyre.

I ulur në një karrocë me rrota, për shkak të paralizës së gjymtyrëve të poshtme, Refik Duli kujton se ka punuar si shofer për 51 vite të jetës së tij dhe se tani po përballet me vështirësi të skajshme ekonomike.

Qeveria i ka afruar një ndihmë ekonomike prej 3 mijë lekësh në muaj si kompensim për rritjen e çmimeve, shkaktuar nga agresioni rus në Ukrainë dhe kriza globale e tregjeve, por ai thotë se kjo ndihmë nuk arrin të mbuloj rritjen e madhe të çmimeve dhe shërbimeve të domosdoshme.

Ashtu si Refiku, edhe Sabahete Cuma përballet çdo ditë me vështirësi të panumërta, jo vetëm për shkak të 23 diagnozave që ka në trupin e saj, por edhe vështirësive të jetesës. Megjithatë, ajo përpiqet të përmbahet, duke u shprehur se dhimbjet e trupit janë më të forta.

Nazarino Sumulla është 35 vjeç dhe pjesën më të madhe të kohës e kalon në kompjuter dhe duke dalë me karrocën e tij me rrota në qytet. Ai thotë se kishte shpresuar se pas pandemisë, jeta do të normalizohej, por lufta në Ukrainë ka rikthyer tek ai dhe familja tij situatën e vështirë ekonomike.

Nazarino thotë se në këtë periudhë të vështirë, e vetmja mbështetje për personat me aftësi të kufizuara është shoqata e tyre e paratetraplegjikëve, ku bëjnë pjesë 107 persona. Vullnetarja e kësaj shoqate, Imelda Kraja, thotë se vetëm gjatë këtij muaji janë shpërndarë 250 pako ushqimore në mbështetje të përsonave me aftësi të kufizuara në Shkodër.

“Sidomos, gjatë periudhës së luftës në Ukrahinë, edhe pandemia ka ndikuar shumë në situatën social-ekonomike të personave me aftësi të kufizuar. Si shoqatë jemi munduar t’i afrojmë këtyre personave gjërat më bazike, duke ju ofruar shërbime sociale dhe ndihmë ekonomike me ndihmën e organizatave të ndryshme që na janë afruar në këtë periudhë”, thotë ajo.

Në Shqipëri janë miratuar një numër ligjesh dhe vendimesh në mbështetje të përsonave me aftësi të kufizuara si në drejtim të shëndetit të tyre, arsimimit, punësimit, aksesushmërisë fizike në lëvizje dhe shërbimet publike, ndihmës ligjore falas, por pjesa më e madhe prej tyre kanë vështirësi në zbatim./ VOA

Etiketa: Ne Shqiperipersona me aftesi te kufizuarashtrenjtohet jetesa

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Nis numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD

Nis numërimi i votave për anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com