Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në qytetin e Durrësit, ku një i moshuar rreth moshës 60-vjeç ende i paidentifikuar, është nxjerr i pajetë nga deti.
Sipas policisë, 60-vjeçari është rreth 170 cm i gjatë, mbante të veshur një xhaketë ngjyrë kafe, pantallona ngjyrë kafe, atlete ngjyrë blu, trup i shëndoshë, i thinjur dhe me flokë pjesërisht të rëna.
Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari është mbytur në det. Trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit.
Discussion about this post