GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Anëtarësimi i Kosovës në NATO vështirë se mund të përshpejtohet

09:59 - 01/05/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Anëtarësimi i Kosovës në NATO vështirë se mund të përshpejtohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Institucionet e Kosovës e kanë marrë seriozisht anëtarësimin në Organizatën e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), sidomos pas luftës në Ukrainë e qëndrimit neutral të Serbisë karshi sulmit rus mbi këtë shtet. Ndonëse po shihet si veprim i duhur, anëtarësimi në këtë mekanizëm po vlerësohet si shumë kompleks dhe vështirë se mund të përshpejtohet, prandaj edhe po kërkohen veprime konkrete që mos të përsëriten gabimet e më hershme.

Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi në një intervistë për Ekonomia Online, tha se tërheqja në momentin e fundit për aplikim në organizata ndërkombëtare të sigurisë vazhdon të ketë pasoja për Kosovën në çështjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkufitar po vlerëson. Ibishi shtoi se Qeveria duhet të jetë e përqendruar dhe të fillojë sa më parë kërkesën për anëtarësim në NATO, OKB dhe Këshillin e Evropës, në mënyrë që të përgatitet edhe për lobim në fazën e marrjes së vendimit. Më tej, ai tha se bashkëpunimi duhet të jetësohet edhe me Shqipërinë.

“Është tendencë e vazhdueshme dhe fatkeqësisht dështimi jonë apo tërheqja në momentin e fundit për aplikim në organizata ndërkombëtare të sigurisë vazhdon të ketë pasoja për Kosovën në çështjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe ndërkufitar dhe mendoj që edhe me Shqipërinë duhet të jetësohet kur kemi trend të rritur në aspektin e rrezikimit dhe kërcënimit të sigurisë jo vetëm në rajon, por edhe në kufijtë të Kosovës. Qeveria në bashkëpunim me prezencën ndërkombëtare të sigurisë, por edhe vendet përveç Serbisë e cila vazhdon të jetë kërcënuese për Kosovën mendoj që jashtëzakonisht mirë ka ngritur çështjet dhe normal ajo çka po kërkohet edhe anëtarësimi në NATO dhe Këshillin e Evropës që është me rëndësi jetike për Kosovën që të tejkalohen të gjitha këto raste. Duhet të shfrytëzohet momentum dhe të jetë e përqendruar dhe kërkesat për anëtarësim në OKB t’i fillojë qysh më herët me qëllim që në momentin e mbajtjes së asambleve sikur që është INTERPOL apo edhe organizatave tjera ndërkombëtare të jemi shumë më të përgatitur edhe për lobim edhe në fazën e vetë marrjes së vendimit. Ne kemi partner tonë strategjik që na mbështesin dhe duhet shfrytëzuar momentum”, tha Ibishi.

Njohësi i rrethanave politike në vend, Fatmir Çollaku tha se anëtarësimi në NATO është proces kompleks dhe gjasat për një përshpejtim të këtij procesi janë shumë të vogla. Mes tjerash, ai tha se bashkëpunimi i fushës së sigurisë me Shqipërinë është i kënaqshëm, por se shteti amë nuk ka ndonjë pozicion përveç që është anëtare e NATO-s, raporton EO.

“Anëtarësimi në NATO është proces kompleks në të vërtetë kush i njeh mirë këto probleme e dinë se nuk mund të realizohet lehtë. Aktualizimi dhe ideja për përshpejtim të procedurave është e mirë dhe shumë e dobishme dhe natyrisht interesi ynë kombëtar është që sa më shpejt që ka mundësi të anëtarësohet Kosova në NATO. Mirëpo se sa janë gjasat reale për një anëtarësim të përshpejtuar unë mendoj që gjasat janë të vogla”.

“Bashkëpunimi i fushës së sigurisë me Shqipërinë është i kënaqshëm, por Shqipëria nuk ka ndonjë pozicion përveç që është anëtare e NATO-s e asnjë kapacitet dhe diçka që mund të ofrojë si shtet përveç mbështetjes kombëtare dhe bashkëpunimit të gjithëmbarshëm. Qeveria po bënë punën e vet suksesshëm në fushën e sigurisë duke nënkuptuar performacën cilësore të policisë dhe vigjilencën e shtuar të institucioneve të tjera. Prandaj në këtë aspekt rezultatet në teren po tregojnë se është në rregull sa i përket punës dhe kryerjes së detyrave të sistemit të sigurisë”, tha Çollaku

 

Etiketa: anetaresimiKosovaNATOpershpejtohetveshtore

Lajme të lidhura

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës
Aktualitet

Nis qarkullimi i kamionëve nga Kosova drejt Serbisë pas përfundimit të bllokadës

17:15 - 30/01/26
Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë
Aktualitet

Bordi i Paqes, reagon Kurti: Kosova dëshiron të kontribuojë për paqe ku të ketë nevojë

16:30 - 30/01/26
Para
Nga marrëdhënia me babain deri te zhgënjimi i parë, Arilena Ara flet hapur

Nga marrëdhënia me babain deri te zhgënjimi i parë, Arilena Ara flet hapur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar
Breaking Views

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar

14:56 - 01/02/26

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Lexo më shumë
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji

13:31 - 01/02/26
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë

12:43 - 01/02/26
(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

(VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin

12:36 - 01/02/26
Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

Aksident i rëndë rrugor në Burrel, automjeti përfundon poshtë urës

12:18 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com