Banorët e Rinasit kanë lajmëruar ditën e sotme se do të ngrihen nesër në protestë rreth orës 10:00. Arsyeja e protestës është bërja e rrugës me një sens lëvizjeje, drejt aeroportit të Rinasit.
Ata i kanë dërguar një kërkesë-njoftim policisë së qytetit të Krujës të cilën e kanë lajmëruar për kohëzgjatjen e protestës. Sipas kërkesës, bërja e rrugës me një krah është problem për banorët, për shërbimet edhe më minimale.
Së fundmi, në kërkesë ata bëjnë të ditur se mbyllja e rrugës i pengon që të shkojnë në varreza apo të dërgojnë fëmijët në shkollë.
Discussion about this post