GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Britania, “ushtarë kibernetikë” rusë po përforcojnë përmbajtjet pro Kremlinit

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Britania, “ushtarë kibernetikë” rusë po përforcojnë përmbajtjet pro Kremlinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sipas një studimi britanik, “ushtarë kibernetikë” rusë kanë nisur një sulm të ri kundër udhëheqësve të huaj, duke vendosur në shënjestër platformat e mediave sociale, me një fushatë dezinformimi në shkallë të gjerë, që synon të legjitimojë sulmin në Ukrainë.

Operativët me pagesë, me vendndodhje në Shën Petersburg, kanë përdorur aplikacionin e mesazheve Telegram për të rekrutuar dhe koordinuar mbështetës, të cilët më pas vërshojnë në llogaritë e mediave sociale të kritikëve të Kremlinit, me komente që mbështesin Presidentin rus Vladimir Putin dhe luftën në Ukrainë, bëri të ditur të dielën agjencia britanike që trajton çështje të sigurinë kombëtare e luftës ndaj terrorizmit.

Operativët me pagesë kanë zhvilluar teknika të reja për të shmangur zbulimin nga platformat e mediave sociale, duke postuar komente dhe duke përforcuar përmbajtjen pro-Kremlinit, të hedhura nga përdorues legjitimë, thanë zyrtarët britanikë.

Gjurmët e aktivitetit të saj janë gjetur në tetë platforma të mediave sociale, mes tyre Telegram-i, Twitter-i, Facebook-u dhe TikTok-u.

Operacioni ka vënë në shënjestër politikanë dhe audiencë më të gjerë në një numër vendesh, përfshirë Britaninë e Madhe, Afrikën e Jugut dhe Indinë, thanë zyrtarët britanikë. Besohet se ai ka lidhje me Yevgeniy Prigozhin, ndaj të cilit Shtetet e Bashkuara dhe Britania kanë vendosur sanksione për financim të operacioneve të ndikimit në internet të ndërmarra nga Kremlini.

“Ne nuk mund të lejojmë që Kremlini dhe “fabrikat” e tij të fshehta të përndjekësve në internet të pushtojnë hapësirat tona aty me gënjeshtra e tyre për luftën e paligjshme të Putinit”, tha në një deklaratë Sekretarja e Jashtme Liz Truss.

“Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar partnerët ndërkombëtarë dhe do të vazhdojë të punojë ngushtë me aleatët dhe platformat e medias për të ndalur operacionet ruse të kësaj natyre”, shtoi ajo./ VOA

Etiketa: Shën PetersburgTelegramushtarë kibernetikëYevgeniy Prigozhin

Lajme të lidhura

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26
Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Para
Faqja zyrtare e Eurovision-it fshin nga Instagrami foton e Ronela Hajatit, ja arsyeja

Faqja zyrtare e Eurovision-it fshin nga Instagrami foton e Ronela Hajatit, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com