GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ndriçimi i rrugëve të Tiranës, Veliaj i jep sërish “kupën” kompanisë “FUSHA”

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 2 min
A A
Ndriçimi i rrugëve të Tiranës, Veliaj i jep sërish “kupën” kompanisë “FUSHA”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tashmë e dimë që Bashkia Tiranë e ka bërë të udhës shfrytëzimin e tenderëve për të përfituar nga fondi i shtetit dhe fondet publike.

Veliaj këtë herë ka “përzgjedhur” Drejtorinë e Përgjithshme të rrugëve dhe Ndriçimit Publik Tiranë, për të zbrazur lekë nga buxheti i taksapaguesve të rregullt.

Në procedurën e siguruar nga gijotina.com vërtetohet se tenderi i jepet menjëherë një operatori ekonomik ose kompanisë që është e favorizuar nga Bashkia dhe favorizon bashkinë.

Bëhet fjalë për kompaninë “FUSHA”, sh.p.k, e cila ka ofruar 4.399.400 (katër milion e treqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e katërqind) lekë pa TVSH ose rreth 43 milionë lekë të vjetra, për të ndriçuar rrugët e Tiranës.

Kjo nuk është hera e parë që lali Eri i jep “kupën” kompanisë “FUSHA”, pasi ajo më herët ka fituar edhe tenderin e ndërtimit të parkimit në sheshin “Skënderbe” si dhe tenderin për kullat në zonën ku ndodhet Teatri Kombëtar.

Nisur nga kjo, Bashkia Tiranë, jo vetëm që e ka përjashtuar kompaninë tjetër konkurruese por ajo as nuk e ka marrë parasysh ofertën e saj duke u ndodhur përballë “FUSHA” sh.p.k, që i shërben Lali Erit.

Edhe pse kompania rivale “SHANSI INVEST” sh.p.k, ofroi me vlerën më të lartë prej 4.578.600 (katër milion e pesëqind e shtatëdhjetë e tetë mijë e gjashtëqind) lekë pa TVSH ose rreth 45 milionë lekë të vjetra, ajo është përjashtuar, vetëm për të shpallur fituese kompaninë e privilegjuar nga Bashkia Tiranë “FUSHA sh.pk.”

Kjo nuk është hera e parë që në dokumentet e bashkisë Tiranë përfshihen detaje të cilat janë shenjat të mundësive për të krijuar hapësira për abuzime me fondet, aq më pak kur fituesi është paracaktuar.

Kompania “SHANSI INVEST” është skualifikuar me argumente qesharake, me qëllimin e vetëm për të shpallur menjëherë fituese kompaninë bashkëpunuese të lali Erit.

Arsyet e skualifikimit janë: 1.Nuk përmbush pikën 2.3.1 të kapacitetit teknik ku parashikohet se:

Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për shërbimet e mëparshme të ngjashme, të kryera gjatë tre viteve të fundit nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, në një vlerë jo më të vogël se 20 % të vlerës së fondit të limit të kësaj kontrate. Për të vërtetuar përvojën e mëparshme të ngjashme, operatorët ekonomikë duhet të paraqesin dëshmitë e mëposhtme:

  1. a) për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin publik, operatori ekonomik duhet të paraqesë vërtetime të lëshuara nga një ent publik…
  2. b) për përvojën e mëparshme të realizuar me sektorin privat, operatori ekonomik duhet të paraqesë vetëm fatura tatimore të shitjes…

A.L/gijotina.com.

Etiketa: Bashkia Tiranekryesore2tender

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Snapchat vjen me një dron praktik e të vogël

Snapchat vjen me një dron praktik e të vogël

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin
Aktualitet

Humb jetën 23-vjeçari në Fushë Krujë, aksidentohet edhe ambulanca që shkoi për të plagosurin

18:29 - 01/10/26

Një aksident tragjik është shënuar në aksin rrugor Fushë-Krujë–Tiranë, në afërsi të fshatit Larushk, ku një 23-vjeçar me shtetësi egjiptiane...

Lexo më shumë
Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

Në vend të Tajvanit do të ngrihet kullë, Rama miraton projektin pas konkursit

18:19 - 01/10/26
Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

Presidenti grek Tasoulas, akuza në bllok ndaj popullsisë çame! Paralajmërime Shqipërisë për integrimin në BE

18:07 - 01/10/26
Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

Motra e Ronaldos shpërthen pas largimit të tij nga Portugalia: Meritonte më shumë respekt

16:11 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com