GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Shëndet & Fitness

Ja si të zbulojmë tensionin e lartë të gjakut

në Shëndet & Fitness
Kohë leximi: 2 min
A A
Ja si të zbulojmë tensionin e lartë të gjakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hipertensioni është një gjendje e presionit të lartë të gjakut dhe zakonisht është pa asnjë simptomë. Një person mund të ketë hipertension për vite pa e ditur. Shkaku i presionit të lartë të gjakut zakonisht nuk dihet. Megjithatë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, më shumë se 50 për qind e rasteve të hipertensionit shkaktohen nga dieta jo e duhur. Në vend të dytë është pasiviteti dhe në fund obeziteti.

Ka dy lloje të hipertensionit. Hipertensioni që nuk shkaktohet nga një gjendje ose sëmundje tjetër quhet hipertension esencial dhe është më i zakonshmi, ndërsa hipertensioni i shkaktuar nga një gjendje quhet hipertension sekondar.

Hipertensioni esencial mund të shkaktohet nga obeziteti, rezistenca ndaj insulinës, marrja e tepërt e kripës, jeta sedentare ose pirja e duhanit.

Hipertensioni sekondar ndodh për shkak të komplikimeve të një gjendjeje të caktuar shëndetësore që ka një person. Po kështu, hipertensioni është më i zakonshëm te njerëzit mbi 65-vjeç dhe ata që konsumojnë alkool ose duhan.

Presioni i konsideruar si tipar i hipertensionit është 140/90 mmHg ose më shumë. Në raste të rralla, ai mund të njihet nga këto shenja:

▪ djersitje
▪ ankth
▪ skuqje ose zbehje në fytyrë
▪ probleme me gjumin
▪ gulçim
▪ dhimbje koke
▪ lodhje
▪ gjakderdhje nga hunda

Presioni i lartë i gjakut mund të reduktohet duke ndryshuar zakonet e jetesës. Duhet të reduktoni marrjen e kripës dhe alkoolit dhe t’i kushtoni vëmendje dietës.

Po ashtu, duhet të ruani një peshë trupore normale dhe të angazhoheni në aktivitet fizik tri herë në javë, si ecja, vrapimi, noti, çiklizmi ose ushtrimi.

Një mënyrë tjetër për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut është të vizitoni rregullisht mjekun tuaj dhe, nëse është e nevojshme, të merrni medikamente që do të ulin presionin e gjakut.

Etiketa: gjakkurimsemundjeshenjatensioni

Lajme të lidhura

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve
Aktualitet

Si temperaturat e larta ndikojnë në qarkullimin e gjakut dhe rrisin rrezikun e komplikacioneve

14:47 - 24/08/26
Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët
Aktualitet

Hipertensioni në Shqipëri mbi mesataren globale, trajtimi mbetet i ulët

15:35 - 23/05/26
“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën
Aktualitet

“Zemra NDALON për 3 orë… dhe njeriu jeton!” – Habit Doktori: Operacione që sfidojnë imagjinatën

21:59 - 19/11/25
Para
Brentford nuk reziston dot, Manchester United e mposht me tris

Brentford nuk reziston dot, Manchester United e mposht me tris

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com