GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani bukë?

07:56 - 03/05/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani bukë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Njerëzit po ndjekin regjime ushqimore që synojnë eliminimin e karbohidrateve për një kohë të caktuar. Me karbohidrate e kemi fjalën me bukën, makaronat, pijet e gazuara, sheqerin e të tjerë, të cilat për shumë ekspertë janë fajtorë për shëndoshjen dhe mbipeshën.

Më pak ujë në trup

Në momentin që vendosni të hiqni dorë nga buka dhe kufizoni karbohidratet do të vëreni se pesha juaj do të pësojë një ndryshim të shpejtë. Mos u habisni. Në këtë pikë, trupi nuk shkrin depozitat dhjamore por çliron ujin e tepërt në trup. Konsumi i karbohidrateve shoqërohet me një akumulim të tepërt të ujit në organizëm që shkakton edhe një fryrje të madhe.

Mungesë energjie

Karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë për trurin. Kur njeriu heq dorë nga karbohidratet organizmi plogështohet sepse në vend të glukozës djeg ketone për energji.Ky fenomen njihet si ‘gripi i karbohidrateve’ sepse simptomat janë të ngjashme. Njeriu përballet me tharje të gojës, lodhje, dobësi, marramendje, probleme me gjumin dhe mjegullim të trupit.

Më pak neps

Karbohidratet rritin nepsin dhe aktivizojnë shumë pika varësie në tru.

Mungesa e tyre do ta përshtasë trurin me nevoja të reja.

Në vend të ushqimeve jo të shëndetshme do të hani më shumë ushqime me fibër dhe më pak sheqer.Ul rrezikun ndaj sëmundjeve të zemrës dhe diabetit

Karbohidratet e përpunuara, ku bën pjesë edhe buka, rrisin ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.

Drithërat e shëndetshme nga ana tjetër janë ato që nuk përpunohen dhe lihen në gjendjen e tyre të plotë.

Këto drithëra ulin kolesterolin dhe ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ishemisë, mbipeshës dhe diabetit të tipit 2.

Më pak energji

Siç e thamë edhe më lart, karbohidratet janë burimi kryesor i energjisë në organizëm.

Në mungesë të tyre, trupi është i plogësht dhe më pak energjik.

Kjo mund të zgjidhet duke konsumuar drithëra të plota të cilat janë një burim i shkëlqyer i hekurit, magnezit dhe vitaminave B.

Problemet me tretjen

Konstipacioni është një efekt anësor i heqjes dorë nga buka dhe karbohidratet në përgjithësi.

Sistemit tretës i duhet pak kohë të përshtatet me këtë regjim të ri, ndaj ekspertët rekomandojnë konsumin e shumë perimeve dhe frutave dhe pirjes së ujit.

Luhatje me humorin

Karbohidratet rrisin nivelet e serotoninës të çliruar në tru, ndaj në mungesë të tyre, njeriu është më i acaruar dhe përballet me luhatje të humorit.

Prandaj, ekspertët sugjerojnë marrjen e suplementëve të magnezit e mineraleve të tjera të rëndësishme për trurin.

Etiketa: bukeÇfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani bukë?ushqim

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Ekselentët në administratë/ Çdo vit e më pak të punësuar, në 2021 zunë 1.4% të pozicioneve

Ekselentët në administratë/ Çdo vit e më pak të punësuar, në 2021 zunë 1.4% të pozicioneve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi n
Breaking Views

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi n

21:39 - 05/02/26

etëm në vitin 2025, Ministri i Financave Petrit Malaj do të hartonte dhe propozonte 4 akte normative për ndryshimin e...

Lexo më shumë
Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

Avokati Pjetri: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet e tokave për resortin në Velipojë

21:17 - 05/02/26
Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com