GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Lufta, Banka Botërore: Thellohet kriza në Shqipëri, përkeqësohet sistemi fiskal

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Po shpërdoron buxhetin”/ BB, kritika qeverisë shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banka Botërore ka treguar në një raport të fundit se Shqipëria do të vuaj më shumë krizën që vjen nga lufta në Ukrainë. Sipas BB, Lufta në Ukrainë do të frenojë rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë në Shqipëri, për shkak se çmimet e larta do të ulin konsumin dhe do të rrisin kostot për bizneset, vlerësoi Banka Botërore në raportin e Rregullt Ekonomik për Ballkanin Perëndimor, “Manovrim mes krizash” që u publikua të mërkurën. Për vendin tonë BB parashikon se kriza do ndihet më shumë deri në korrik të këtij viti, ndërsa në pjesën tjetër do të jetë më e zbutur por gjithsesi e papërballueshme për qytetarët dhe bizneset.

“Çmimet e larta të mallrave, veçanërisht të naftës dhe drithërave, pritet të jenë kanali kryesor i transmetimit të goditjeve. Në përgjithësi, lidhjet e drejtpërdrejta të tregtisë, remitancave dhe emigracionit me Rusinë dhe Ukrainën janë të vogla, dhe përbëjnë më pak se 3 për qind të totalit. Çmimet e larta të energjisë pritet të çojnë në rritje të çmimeve të transportit dhe të shkaktojnë rritje të mëtejshme të çmimeve tek mallrat e tjerë të shportës së konsumit”, thuhet në raport.

Ndërkohë, më tutje theksohet se si pasojë e çmimeve qytetarët do të kursejnë më shumë dhe konsumi do të bjer ndjeshëm, çka i jep një goditje të fortë ekonomisë. Sipas BB, inflacioni pritet të përshpejtohet në rreth 5 për qind në vitin 2022 krahasuar me parashikimin prej 3 për qind sipas skenarit të zhvilluar para konfliktit. Me rritjen e kostove të importit, deficiti i llogarisë korente ka të ngjarë të rritet në 9.6 për qind të PBB-së.

Borxhi publik pritet të arrijë në 73.9 për qind të PBB-së në vitin 2022, përpara se të ulet gradualisht në periudhë afatmesme. Megjithatë, hapësira fiskale mund të përkeqësohet akoma më shumë sipas një skenari negativ, ku lufta vazhdon për një periudhë të zgjatur duke çuar në ngadalësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike të BE-së dhe si rrjedhojë në rënie të eksporteve shqiptare drejt partnerëve më të rëndësishëm tregtarë në BE që përbëjnë 60 për qind të eksporteve të saj. Banka vlerëson se, në këtë rast, qeverisë mund t’i duhet të shkurtojë shpenzimet kapitale për të parandaluar një rritje të raportit të borxhit ndaj PBB-së. Për më tepër, duke qenë se Shqipëria po mbështetet gjithnjë e më shumë në burimet e jashtme të financimit, rreziqet e kursit të këmbimit, normës së interesit dhe rifinancimit mbeten të larta.

 

Etiketa: Banka BoteroreCmimeekonomikriza ekonomikekrize

Lajme të lidhura

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre
Aktualitet

38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje ekonomikisht të ngrohin shtëpitë e tyre

09:39 - 05/10/26
Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive
Aktualitet

Skandal në Raiffeisen/ Qindra qytetarëve u zhduken paratë nga llogaria, dyshohet për vjedhje masive

17:02 - 04/10/26
Para
I treti brenda javës/ Mbyllet një tjetër kopsht i pa licencuar në Fier

I treti brenda javës/ Mbyllet një tjetër kopsht i pa licencuar në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën
Aktualitet

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të natës në Spitalin e Vlorës, ku një paciente rreth 75 vjeç...

Lexo më shumë
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

10:12 - 06/10/26
Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

Zbardhet vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen bashkëshortja dhe i dashuri i saj

09:54 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com