GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Fermerët me duart bosh/ Bashkia Divjakë shpenzon 260 mln lekë naftë për punonjësit e saj

14:18 - 04/05/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Fermerët me duart bosh/ Bashkia Divjakë shpenzon 260 mln lekë naftë për punonjësit e saj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fermerët në të gjithë vendin vazhdojnë të sorollaten dhe nuk po arrijnë të përfitojnë naftë falas, ashtu sikur ka premtuar qeveria. Por, edhe në ato raste ku është shpërndarë kjo naftë, ka shkuar tek të pasurit dhe jo tek fermerët që kanë vërtet nevojë. Pasi, skema në të cilën bazohet qeveria për rimbursimin e naftës përjashton një kategori të mirë fermerësh.

Konkretisht, nëse një fermer do që të fitojë skemën e ndërtimit të një sere të re, ai duhet të ketë të paktën 100 milionë lekë të vjetra, pasi shteti ka vënë një dysheme për ndërtimin e 1 hektari me serë. Por, shteti rimburson vetëm 50 përqind të vlerës, pasi 50 % e vlerës tjetër duhet ta ketë fermeri. Kjo skemë favorizon totalisht ata më të pasurit, apo biznesmenët, dhe jo fermerët e thjeshtë.

Kështu Bashkia Divjakë, si një nga zonat që ka më shumë fermerë, në vend që të merret me zgjidhjen e këtij ngërçi, shkon e hap tender se si të përfitojë naftë falas për punonjësit e saj. Në një dokument të publikuar në Agjencinë e Trajtimit të Pronave, Bashkia Divjakë do të japë 26. 528. 738 lekë të reja ose 260 milionë lekë të vjetra për blerje karburanti.  Këto para bashkia ka menduar t’i ndaje 9. 102. 173 lekë për blerje karburanti për Agjencinë e Shërbimeve Komunale, 3. 786. 458 lekë për Drejtorinë e Bujqësisë, Administrimit të Ujërave, Pyjeve dhe Mjedisit. Ndërkohë 9 milionë lekë do të shkojnë për të mbushur makinat me naftë për punonjësit e Drejtorisë së Rrugëve dhe 7 milionë lekë për sektorin e MSHZH.

Pra plot 260 milionë lekë që punonjësit të mos lëvizin në këmbë, kur në fakt këta punonjës nuk janë në krye të detyrës, pasi në të kundërtën fermerët nuk do të sorollateshin për dokumente apo për kritere burokratike. Por, sot të gjithë fermerët duhet të përfitonin naftë falas sipas premtimit që bëri fillimisht qeveria. Pasi, kjo bashki nuk ka tentuar në asnjë moment të hap ndonjë tender për të ndihmuar fermerët.

 

Fermerët mashtrohen

Fermerët e Divjakës kanë pasur më shumë ankesa për procesin e rimbursimit me naftë. Në datën 3 mars një grup fermerësh nga Lushnja dhe Divjaka kanë denoncuar se pranë zyrave të drejtorisë bujqësore nuk iu japin asnjë zgjidhje, madje iu kërkojnë dokumente të tepërta sikur do të hapin biznes, dokumente si certifikata apo AMTP-ja e pronës, një deklaratë familjare, vërtetime nga taksat apo aplikime për numra NIPTI.

Ndërkohë një tjetër fakt që bie në sy është se kur bashkitë, apo ministria përgjegjëse hap tender për blerje nafte për fermerët, ai harrohet, nuk mbyllet ose shtyhet. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Trajtimit të Pronave,  Ministria e Bujqësisë ka hapur deri më tani një tender me objekt “blerje karburant për skemën e rimbursimit të fermerëve” me fond 6.5 milionë euro. Tenderi, sipas dokumenteve, duhej të zhvillohej në datë 11 mars. Por, me rritjen e çmimit, deri më tani s’ka asnjë informacion nëse është bërë apo jo ky tender. Në dokumentet shoqëruese, Ministria e Bujqësisë kërkon 4.8 milionë litra për 12 qarqe në Shqipëri.

Më herët, qeveria  ka akorduar të tjera miliona euro për sisteme, që nuk shkojnë te fermerët, por janë pjesë e “fondeve të bujqësisë”. Para pak ditësh, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, ka hapur një tender me objekt “përmirësimi i sistemit të menaxhimit të informacionit për programin IPARD”, për AZHBR me fondet e Buxhetit të Shtetit. Sipas këtij dokumenti, fondi limit është 2.1 milionë euro pa TVSH. Tenderi u mbyll në datë 8 prill, ndërkohë që do të implementohet për 9 muaj, por sërish asgjë zgjidhje për fermerët/Esmeralda Hida/

 

 

 

 

 

Etiketa: abuzimbashkia divjakeblerje karburantiFermerëkryesore2nafte falasshpenzim per naftetender

Lajme të lidhura

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP
Breaking Views

Drejtori i Klodian Zotos jep pa garë 1.5 miliardë lekë të Ujësjellësit Korçë, tenderi denoncohet në KPP

15:08 - 12/12/25
“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie
Breaking Views

“Sekreti” 2.4 miliardë lekë i shefes së AKSHI-t, Linda Karçanaj dhe Adem Trezhnjevës me 16 roje sigurie

16:19 - 11/12/25
Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive
Breaking Views

Korrupsion në Pallatin e Drejtësisë: KLGJ i jep Ermal Beqirit tenderin 2 MLN Euro, ndërkohë që hetohet nga SPAK, ja procedura fiktive

15:04 - 10/12/25
Para
Koreja e Veriut lëshon raketën balistike

Koreja e Veriut lëshon raketën balistike

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD
Breaking Views

“Protesta kombëtare” dhe përplasjet në Kryesi, Berisha thërret Këshillin Kombëtar të PD

14:41 - 14/12/25

Të mërkurën pasdite, Sali Berisha do të mbledhë Këshillin Kombëtar. Mbledhja është vendosur gjatë takimi të një ditë më parë...

Lexo më shumë
Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

Anglia e solli në Shqipëri të bënte dënimin 16 vjet burg, Mul Topalli kapet sërish në Londër

14:37 - 14/12/25
Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

Drejtonte makinën pa patentë, përplas një mjet tjetër në Durrës, dy të lënduara

14:26 - 14/12/25
Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

Berisha cakton datën e “protestës kombëtare”, i bën “ftesë” edhe Lapajt

14:06 - 14/12/25
Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

Firmat për Avokatin e Popullit/ Berisha merr në mbrojtje Nokën: Pranoj kritikat, por jo largimin

13:50 - 14/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com