GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Pa spital e institucione, ja si po zhbëhet qyteti i Kavajës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Pa spital e institucione, ja si po zhbëhet qyteti i Kavajës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Hysen Kadiu, kreu i degës së Partisë Demokratike Kavajë, ditën e sotme përmes një postimi në rrjetet e tij sociale ka shkruar se ky qytet po zhbëhet nga Rilindja, duke ia larguar të gjitha institucionet.

Kadiu përmes këtij postimi akuzon kryebashkiakun dhe deputetin e zonës se kanë kaluar në heshtje përçmimin që po i bëhet qytetit.

“Periodikisht, qytetit tonë kanë filluar t’i presin krahët duke e zhveshur nga institucionet kryesore, të cilat i japin peshë një qyteti! E para që e dërrmoi atë ishte Reforma territoriale, që la jashtë Bashkisë zona dhe pika strategjike të saj, të cilat historikisht kanë qenë pjesë e Kavajës. Vazhduan më vonë duke zhbërë dalëngadalë Spitalin e qytetit dhe duke e kthyer nga një Spital Rajonal të pajisur me të gjitha kushtet bashkëkohore, në një Qendër shëndetësore, ku edhe për një operacion të thjeshtë duhet të shkosh me urgjencë në spitalin e Durrësit.”

Gjithashtu, Kadiu e vazhdon shkrimin e tij se vendimi i fundit për eliminimin e qendrës së shërbimeve “ADISA” dhe për largimin e Drejtorisë së Kadastrës jashtë qytetit janë pjesë e një sërë aktesh politike, të cilat po e zhveshin Kavajën nga institucionet!

“Më pas radhën do ta kishin Gjykata e rrethit dhe Drejtoria Arsimore. Të dyja këto institucione të rëndësishme po i largojnë nga qyteti ynë për t’u vendosur në Durrës.
Të parën me anë të Reformës gjyqësore, e cila pritet të vihet në funksion së shpejti, si pasojë e së cilës qyteti ynë do të mbesë pa gjykatë. Ndërkohë Drejtorinë arsimore e kanë zëvendësuar me një zyrë vendore, të varur nga Drejtoria në Durrës, e cila nuk ka asnjë lloj kompetence në vendimmarrje. Këto janë manovra burokratike dhe politike, të cilat qëllim të tyre kanë vetëm bërjen më të vështirë të jetesës së qytetarëve të Kavajës”.

Etiketa: hysen kadilliPartia Demokratike

Lajme të lidhura

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë
Aktualitet

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm
Aktualitet

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!
Aktualitet

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26
Para
Lirohen 5 nga 6 të arrestuarit që punonin në “shtëpinë e barit” në Kashar

Foto/ Vrau rojën e hashashit në Britani, 31-vjeçari shqiptar dënohet më burg të përjetshëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores
Sport

Drejtoria Teknike e FSHF-së përzgjedh formacionin dhe trajnerin më të mirë të javës së 8-të të Superiores

13:30 - 26/10/26

Drejtoria Teknike e FSHF ka përzgjedhur formacionin më të mirë të javës së 8-të në kampionatin Abissnet Superiore, duke vlerësuar...

Lexo më shumë
“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

“Opozita mori 0 mandate në Serbi”, Salianji: Më dhimbset PD, do dalë nga harta e historisë

13:22 - 26/10/26
Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

Spiropali kunj Ramës pas zgjedhjeve në Serbi: Asnjë pushtet nuk është i përjetshëm

13:12 - 26/10/26
“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

“Regjimi i Ramës ka marrë fund”/ Berisha mesazh policëve: U shndërruat si mercenar për 2500 euro, do mbani përgjegjësi!

12:46 - 26/10/26
Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

Veliaj ‘thumbon’ Ramën nga qelia: Protestat studentore nuk janë ‘fundi i botës’, por fundi i ‘një bote’

12:29 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com