GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Show Biz

E veshur kokë e këmbë, Ronela Hajati intervistë në Torino: Unë s’bëra asgjë më…

në Show Biz
Kohë leximi: 2 min
A A
E veshur kokë e këmbë, Ronela Hajati intervistë në Torino: Unë s’bëra asgjë më…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka realizuar një intervistë në Torino pas provave për festivalin në Eurovision, ku do të përfaqësojë Shqipërinë me këngën “Sekret”.

Ndërkohë, ajo që rrëmbeu më shumë vëmendje ishte veshja e këngëtares shqiptare e cila u shfaq me një fustan të bardhë të gjerë që i mbulonte gjithë trupin përveç duarve që i kishte lënë jashtë. Në pjesën e supeve fustani ishte voluminoz teksa Ronela mbante dorashka të bardha të shkurtra. Sakaq, në kokë mbante një kapele, nëse mund ta quajmë të tillë shumë ekstravagante, të madhe dhe të qëndisur me gurë. Veshjen e saj ajo e shoqëroi me shumë aksesorë si varse, vathë, byzylykë.

Bëhet me dije se intervista u realizua për fotografinë që u fshi nga faqja zyrtare në Instagram sepse u cilësua si provokuese, ndërsa Ronela shprehet se nuk kishte asgjë të gabuar.

Imazhi u realizua gjatë provave dhe këngëtarja po bënte lëvizjen që shpiku mbreti i popit, Michael Jackson.

“Ndihem çuditshëm, por mendoj se Eurovisioni është festivali i lirisë dhe kjo është arsyeja kryesore përse ëndërroja të isha këtu. Secili mund të bëjë siç dëshiron, por në fund të ditës, është vetëm shoë. Nëse dikush do të shohë diçka familjare, mund të shohë ndonjë shfaqje tjetër. Është në 9 të mbrëmjes, më besoni, fëmijët dinë gjëra më shumë se unë. Unë nuk bëra asgjë më shumë se ç’duhet. Kur njerëzit të shohin performancën, do mendojnë, për këtë u bë aq e madhe? Është thjesht një lëvizje dhe kapën fotografinë, çfarë ka të gabuar në këtë? Michael Jackson e shpiku këtë! Unë isha vetëm 3 vjece. Nëse ai e ka bërë, edhe unë do e bëj”.

Nga ana tjetër, për kërcimtarët u shpreh se janë miqtë e saj dhe koreografja Klaudia Pepa ka menduar diçka që të përfaqësojë Shqipërinë dhe të japë mesazhin që të gjithë janë të lirë për të dashuruar.

“Ata janë edhe miqtë e mi. Ata janë italianë dhe koreografja është nga Shqipëria, por jeton në Itali. Ajo është mikesha ime dhe është shumë e talentuar. Ne u përpoqëm të bëjmë diçka ndryshe, një kërcim tradicional i ndërthurur me modernen, diçka që mund të përfaqësojë Shqipërinë sepse është komerciale. Është një mesazh për këdo që të ndihen të lirë për të dashuruar këdo, të gëzojnë shëndet të plotë mendor dhe fizik. Dashuria lufton çdo gjë të keqe, ndaj mendoj se është mesazhi më i mirë që mund të japim”.

Etiketa: EurovizionfotoKengeRonela Hajatisekret

Lajme të lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026   
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 3 gusht 2026  

07:30 - 03/08/26
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë
Horoskopi

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2026

08:04 - 31/07/26
Para
Sekuestrimi i pasurisë së deputetit të PD-së, përcaktohet trupi gjykues në Apel (DATA E SEANCËS)

Sekuestrimi i pasurisë së deputetit të PD-së, përcaktohet trupi gjykues në Apel (DATA E SEANCËS)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani
Aktualitet

“Shtëpi të blera me para të drogës”, kompania padit kreun e SPAK-ut, Altin Dumani

19:47 - 03/08/26

Duhet të kthehemi në fillim të korrikut të vitit të kaluar, kur një hetim i përbashkët mes Prokurorisë së Tiranës...

Lexo më shumë
Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

Identifikohet viktima në Ksamil, 20-vjeçari drejtonte një furgon

19:34 - 03/08/26
Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

Shkrirja e bashkisë së Selenicës, deputeti i PS del kundër: Kuvendi të dëgjojë zërin e qytetarëve

19:18 - 03/08/26
Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

Zjarri në Finiq, ministri publikon pamje nga evakuimi i banorëve: Situatë e vështirë…

19:02 - 03/08/26
Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

16:57 - 03/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com