GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

OBSH: Gati 15 milionë vdekje nga Covid-19 në 2 vite

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
OBSH: Gati 15 milionë vdekje nga Covid-19 në 2 vite
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dy vite pandemi, si pasojë e Covid-19 kanë humbur jetën rreth 15 milionë njerëz sipas raportit të publikuar sot nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ndërsa theksohet se ky numër paraqet trefishin e shifrave zyrtare të raportuara prej thuajse 6.3 milionë raste vdekjesh nga virusi vdekjeprurës.

Sipas llogaritjeve nga OBSH-ja zbulohet se numri i vdekjeve të lidhura drejtpërdrejt ose indirekte me pandeminë Covid-19, të cilësuara si “vdekshmëri e tepërt”, midis 1 janarit 2020 dhe 31 dhjetorit 2021 ishte afërsisht 14.9 milionë, dhe potencialisht deri në 16.6 milionë.

OBSH-ja përllogariti vdekshmërinë e tepërt si diferencë mes numrit të vdekjeve që kanë ndodhur dhe numrit që do të pritej në mungesë të pandemisë duke u bazuar në të dhënat e viteve të mëparshme.

Vdekshmëria e tepërt përfshin vdekjet e lidhura me Covid-19 drejtpërdrejt, për shkak të sëmundjes, ose indirekt, kur njerëzit që vuanin nga probleme të tjera shëndetësore nuk patën mundësi të parandalonin apo trajtonin problemet e tyre sepse sistemet shëndetësore ishin të mbingarkuar nga numri i lartë i pacientëve.

OBSH theksoi se vdekshmëria e tepërt mund të jetë kufizuar nga vdekjet e shmangura gjatë karantinave për shkak të rreziqeve më të ulëta të ngjarjeve, të tilla si aksidentet rrugore ose lëndimet në punë.

Sipas OBSH, shumica e këtyre “vdekjeve shtesë”, 84, janë të përqendruara në Azinë Juglindore, Azi, Europë dhe tek Amerikat. Vendet me të ardhura të mesme përbënin 81% të vdekshmërisë së tepërt, vendet me të ardhura të larta 15 për qind dhe vendet me të ardhura të ulëta 4%.

“Këto të dhëna kthjelluese jo vetëm që tregojnë ndikimin e pandemisë, por edhe nevojën që të gjitha vendet të investojnë në sisteme shëndetësore më elastike që mund të mbështesin shërbimet thelbësore shëndetësore gjatë krizave, duke përfshirë sisteme më të forta të informacionit shëndetësor,” Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, në një deklaratë.

Etiketa: 16.6 milionëcovid-9OBSHTedros Adhanom Ghebreyesus

Lajme të lidhura

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar
Aktualitet

Greqi, ish-bashkëshorti plagos me thikë ish-gruan dhe partnerin e saj shqiptar

09:57 - 02/10/26
Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente
Botë

Përshkallëzohen protestat e nxënësve në Francë, kryeministri thërret mbledhje urgjente

08:11 - 02/10/26
Presidenti Trump u kërkon kompanive të naftës të ulin çmimet e benzinës në vend
Botë

Trump kërcënon Iranin: Pranoni marrëveshjen ose do t’u hedhim në erë

09:09 - 01/10/26
Para
Protestat kundër Putinit/ Aktivistja ruse qep gojën me gjilpërë për të treguar se…. (FOTO)

Protestat kundër Putinit/ Aktivistja ruse qep gojën me gjilpërë për të treguar se.... (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Breaking Views

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26

Tiranë, 1–2 tetor 2026 – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) priti për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të...

Lexo më shumë
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26
OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën

OSBE takon përfaqësuesit e drejtësisë pas refuzimit të tryezës me Ramën

21:32 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com