Për vite me radhë, shumica e investimeve në Londër ishin nga Rusia. Rusët u dyndën në kryeqytet për një sërë arsyesh. Disa po kërkonin të blinin shtëpi për pasuri legjitime, ndërsa të tjerë për përfitime fiskale. Ndërsa disa të tjerë po kërkonin të pastronin paratë e pista.
Si një qendër e madhe ekonomike, Britania mesa duket ishte një vend ideal për të pastruar paratë e pista. Londra ka shumë prona luksoze, dhe shihet si një depo ideale për pastrimin e tufave të mëdha të parave. Juristët, bankierët dhe profesionistët e tjerë ofrojnë shërbime të sigurta diskrete dhe të shtrenjta.
Merrni parasysh shkollat dhe universitetet e nivelit më të lartë dhe nuk është çudi që Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) mendon se vendi pastron rreth 100 miliardë paund në vit. Qeveritë e njëpasnjëshme britanike mesa duket nuk kanë bërë mjaftueshëm për të luftuar diçka të tillë.
Por lufta në Ukrainë solli një ndryshim të papritur.
Britania ka vendosur sanksione ndaj më shumë se 1,600 individëve dhe bizneseve, duke përfshirë mbi 100 oligarkë dhe anëtarë të familjes që u pasuruan nën kleptokracinë e Presidentit Vladimir Putin, raporton abcnews.al.
Qeveria ka hequr skemën e vizave për investitorët, e prezantuar nga qeveria e John Major në 1994, që lejonte çdo të huaj me disa milionë paund të blente një shtëpi. Pas fillimit të luftës, oligarkët rusë nuk e kanë më këtë të drejtë.
Vendi ka kërkuar të tërheqë kapitalin global për dekada me radhë dhe jo vetëm nga vendet post-sovjetike: qytetarët kinezë përbëjnë një të tretën e investitorëve që nga viti 2008. Por është shumë e vështirë, reduktimi i rrjedhës së parave të pista në Londër. Diçka e tillë kërkon veprime të menjëhershme në katër fusha në veçanti: vetë ligji; sjellja e atyre që e praktikojnë atë; sistemi gjyqësor; dhe mbi të gjitha zbatimi i rregullave.
Fillojmë me ligjin.
Përveçse preferojnë destinacionet që respektojnë shtetin e së drejtës, kleptokratët gjithashtu dynden në vendet ku ruajtja e privatësisë është më e sigurt. Britania ishte vendi i parë i G20 që prezantoi një regjistër publik të pronarëve të kompanive, në 2016.
Por ata që paraqesin informacion të rremë nuk ka gjasa të kapen; pasi dënimet nuk janë drakoniane. Themelimi i kompanive dhe partneriteteve mbetet i lehtë dhe jo i kushtueshëm. Britania ka lidhje të ngushta, të tilla si me Ishujt e Virgjër Britanikë, modeli i biznesit i të cilëve është ndërtuar mbi sekretin financiar.
Një tjetër është ligji britanik për shpifjen. Akti i Shpifjes i vitit 2013 kishte për qëllim të zgjidhte këtë çekuilibër. Për shembull, akti synonte të kodifikonte mbrojtjen e interesit publik që kishte evoluar përmes praktikës gjyqësore. Avokatët e oligarkëve kanë gjithmonë një shprehje: “Kur motivi është në lojë, avokatët inteligjentë mund t’i “shtrëngojnë rripin” kundërshtarëve të tyre.
Taktikat e përdorura nga avokatë të tillë kanë rezultuar pozitive. Ato përqendrohen në dërgimin e letrave të gjata “kërcënuese” për gazetarët ose OJQ-të që po hetojnë klientët e tyre, me qëllim që t’i detyrojnë që ata që të tërhiqen, zakonisht jo me forcën e argumentit ligjor (i cili shpesh është i dobët), por nga perspektiva e kostove shkatërruese si proçesi gjyqësor, raporton abcnews.al.
Qeveria ka propozuar reforma për të frenuar “ligjin”. Këto përfshijnë forcimin e mbrojtjes së interesit publik, kufizimin e kostove dhe të drejtën e gjyqtarëve për të hedhur poshtë rastet e rreme.
Aktivistët kundër korrupsionit dhe një kongresmen amerikan kanë bërë thirrje për ndalimin e vizave dhe vendosjen e sanksioneve shtesë kundër avokatëve që punojnë për plutokratët e dyshimtë.
Disa nga firmat e akuzuara për një sjellje të tillë, duke përfshirë Carter-Ruck dhe Harbottle & Lewis, kanë mohuar se kanë ndërmarrë veprime të papërshtatshme. Megjithatë, avokatët kanë një armë tjetër. Duke përdorur argumente ligjore novatore, ata kanë përdorur gjithnjë e më shumë ligjet e privatësisë dhe të mbrojtjes së të dhënave të Britanisë për raste të ngjashme me shpifjen.
Ata argumentojnë se shkeljet e pretenduara të privatësisë dëmtojnë imazhin e klientit të tyre.
Disa avokatë pretendojnë se privatësia po bëhet shpifja e re.
Këto probleme janë përkeqësuar edhe më shumë. Sipas modelit të vjetër të partneritetit, klienti mund të ketë qenë i pari, por edhe avokatët e kanë marrë seriozisht rolin e tyre si “oficerë të gjykatës”, të përkushtuar për t’i shërbyer sistemit më të gjerë të drejtësisë.
Gjatë çerekshekullit të kaluar, industria ligjore u fokusua më shumë në performancat financiare afatshkurtra.
Sjelljet e pahijshme
Disa avokatë justifikojnë punën e tyre për oligarkët duke iu referuar të drejtës në “parimet bazë të OKB-së mbi rolin e avokatëve”. Neni 14 thotë se avokatët “duhet të përpiqen të mbrojnë të drejtat e njeriut” dhe “në çdo kohë të veprojnë lirisht dhe me zell në përputhje me ligjin dhe standardet dhe etikën e njohur të profesionit ligjor”.
Avokatët mund të zgjedhin se kujt do t’i shërbejnë, ndryshe nga mjekët, të cilët pritet të trajtojnë edhe kriminelin më të urryer nëse ai ka nevojë për kujdes mjekësor. Pikëpamjet e avokatëve për mënyrën se si ata duhet të veprojnë kanë një rëndësi të madhe veçanërisht në Britani, sipas Barrington, sepse sistemi i saj ligjor mbështetet në vetë-policimin, raporton abcnews.al.
“Një nga gjërat më pozitive të sistemit tonë është se ai është krijuar nga kontrollet e sakta dhe bilanci.
Tani do të kuptojmë se çfarë do të ndodhë kur këto standarte të ndryshohen.
Ekziston një paralele me politikën, ku janë rritur shqetësimet se sistemi është dobësuar nga thyerja e normave të pakodifikuara nga Boris Johnson.
Por kushdo që pret që kuadri ligjor rregullator të trajtojë mungesën e etikës mund të zhgënjehet. Përballë ankesave në rritje për avokatët që marrin para nga Rusia, Autoriteti Rregullator i Avokatëve (SRA) ka premtuar më shumë “kontrolle në vend.”
Por statusi hibrid i SRA – ai është një pjesë e pavarur e Shoqërisë së Drejtësisë, një shoqatë industrie që nuk ngjall besim. Megjithëse mund të vendosë gjoba deri në 250 milion paund, më e madhja deri më tani, kundër Mishcon de Reya për dështimin e pastrimit të parave.
Problematika e tretë e sistemit ligjor të Britanisë janë gjykatat.
Gjyqtarët britanikë kanë një reputacion të fortë globalisht por ata mund të dështojnë në çështjet që përfshijnë pasurinë e oligarkëve të huaj.
“Gjyqtarët janë shumë besnikë,” sipas një avokati britanik. “Ata shpesh marrin në kondideratë deklaratat e dëshmitarëve, dokumentet financiare dhe prova të tjera të ofruara nga qeveritë e dyshimta, sepse ato janë ‘zyrtare’.
Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse shumë oligarkë kanë lidhje të ngushta me persona që janë ende në pushtet në ato vende, të cilët mund të kontrollojnë informacionin që rrjedh nga gjykata”.
Në prill 2020, dy të afërm të ish-presidentit të Kazakistanit Nursultan Nazarbayev ia dolën me sukses në një përpjekje të NCA për të sekuestruar tre shtëpi në Londër me vlerë mbi 80 milion paund, të cilat agjencia besonte se ishin blerë me para të pista, raporton abcnews.al.
Një raport i publikuar në mars nga akademikë nga Universiteti i Exeter-it, të cilët janë të specializuar në korrupsionin ndërkufitar, arriti në përfundimin se nuk ishte marrë vendimi i duhur sepse gjyqtari i Gjykatës së Lartë në fjalë kishte “pranuar prova nga autoritetet kazakistane.
Ai gjithashtu zbuloi se gjykata nuk vuri në dyshim arsyet pse Dariga Nazarbayeva, vajza e ish-presidentit, dhe djali i saj po përdornin struktura komplekse në “offshore”.
Drejtësia britanike vuan gjithashtu nga mungesa e transparencës.
Edhe pse shumë seanca janë publike, të zbulosh paraprakisht se kur dhe ku do të zhvillohen ato shpesh është një sfidë. Informacioni rreth rasteve, duke përfshirë transkriptet, është i vështirë dhe jo vetëm që është në kontrast të plotë me Amerikën, ku kompletet e plota të transkripteve dhe dokumenteve të tjera në rastet federale dhe shtetërore janë të disponueshme lehtësisht dhe me çmim të ulët.
Një shqetësim tjetër për sistemin gjyqësor është kostoja e drejtësisë për palët ndërgjyqëse. Britania, ka përsëri ndryshim nga Amerika, në “ndryshimin e kostove”, në të cilën humbësi në një rast paguan disa ose të gjitha shpenzimet e fituesit.
Kjo e anon sistemin në favor të atyre që janë të pasur, të cilët nuk do të kenë asnjë problem të marrin faturën e kundërshtarit. Kjo gjithashtu ka efektin e rritjes së tarifave ligjore. Firmat më të mira ligjore në Londër kërkojnë 70,000 paund për një aplikim të vetëm gjyqësor.
Sistemi ligjor anglez duhet të strukturohet më shumë se sa sistemi i tij i kujdesit shëndetësor, duke shkëputur lidhjen midis burimeve të vlerësimit dhe avokatëve.
Ndryshimet e kostove pengojnë jo vetëm palët ndërgjyqëse private, por edhe autoritetet. NCA, Agjencia Kombëtare e Krimit) për shembull, shpesh është tërhequr nga rastet e korrupsionit ndërkufitar nga frika se mos i duhet të paguajë një pjesë të madhe të buxhetit të saj nëse humbet.
Zbatimi është pika e katërt dhe më e rëndësishme e enigmës që duhet të zgjidhin ministrat. Buxheti i përgjithshëm i Britanisë për luftën kundër krimit ekonomik është 850 milionë paund, sipas Spotlight on Corruption, një OJQ.
43 milionë paund janë akoluar për luftën kundër korrupsionit ndërkombëtar, ryshfetit dhe të ngjashme. Nuk është çudi, pra, që disa raste të mëdha ndiqen penalisht. Midis 2016 dhe 2021 NCA nuk dha asnjë dënim për korrupsion ndërkombëtar.
E vetmja gjë që arriti, ishte ngrirja e aseteve, por edhe kjo ishte zhgënjyese për drejtësinë. Britania prezantoi UWO-të( urdhër ndaj një të padituri, pasuritë e të cilit janë disproporcion me të ardhurat e tyre) në vitin 2017 si një mënyrë për ta bërë më të lehtë arritjen e rezultateve në rastet e kleptokracisë dhe krimit të organizuar, ku vërtetimi se paratë në një llogari bankare janë të pista ose se një rezidencë është marrë në mënyrë korruptive mund të jetë jashtëzakonisht e vështirë.
Ata kërkojnë që objektivi të provojë se pasuria e tyre është e pastër ose në të kundërt pasuria e tyre do të konfiskohet. Por pavarësisht shpresave për deri në 20 UWO në vit, vetëm katër janë lëshuar deri më tani. Asnjë nuk ishte kundër një figure të shquar ruse.
Mungesa e burimeve të zbatimit ndikon në cilësinë e personelit dhe të teknologjisë që është çelësi i hetimeve në ditët e sotme. Punonjësit financiarë të nivelit të mesëm në NCA marrin përafërsisht të njëjtën pagë si oficerët , raporton abcnews.al.
Britania nuk ka ndonjë autoritet të përgjithshëm për përpjekjet e saj kundër korrupsionit. Një studim i vitit 2016 zbuloi, 66 “agjenci të veçanta të zbatimit, parandalimit, hetimit dhe mbikëqyrjes” të përfshira në policimin e veprave të lidhura me korrupsionin, përveç 45 forcave të policisë rajonale.
Dënimet për bankat, avokatët dhe “financuesit” e tjerë të parave të pista janë të ulëta. Edhe për bankat, gjobat për gabimet e pastrimit të parave rrallë tejkalojnë dhjetëra milionë paund. Sipas një raporti të publikuar nga Chatham House, në vitin 2021, Britania ka adaptuar një qasje “të bazuar në rrezik” ndaj pastrimit të parave, ku pjesa më e madhe u delegohet bankave, avokatëve dhe të tjerëve në sektorin privat.
Por, “dështimet e zbatimit të ligjit”, nënkupton se është bërë shumë pak për të parandaluar e pastrimin e parave në Britani. Rezultati i gjithë kësaj ishte përmbledhur në nëntitullin e raportit: “Si shërbimi i elitave post-sovjetike po dobëson sundimin e ligjit”.
Autoritetet britanike i kanë kthyer shpinën Putinit dhe miqve të tij. Por plasaritjet në themelet e sistemit ligjor të Britanisë që lejuan rrjedhjen e parave ruse në Londër do të jenë më të vështira për t’u mbyllur./abcnews.al
Discussion about this post