GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

E themi shpesh, por ç’është në të vërtetë një lidhje e shëndetshme dhe ç’mund të bëjmë për të pasur një të tillë

15:57 - 06/05/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 3 min
A A
E themi shpesh, por ç’është në të vërtetë një lidhje e shëndetshme dhe ç’mund të bëjmë për të pasur një të tillë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

A keni dashur ndonjëherë që t’ju riktheheni të gjitha marrëdhënieve që keni pasur në të kaluarën dhe t’i rishikoni ato me njohuritë që keni tani?

Sigurisht që çdo lidhje në adoleshencë ka shërbyer si një eksperiencë për t’ju ndihmuar të mësoni dhe të bëheni personi që jeni sot, por e mendoni ndonjëherë se sa të thjeshta do të ishin situatat nëse do të kishit një udhëzues që do t’ju tregonte se si do të dukej një marrëdhënie e shëndetshme?

Ali Drucker – autorja e librit “Do As I Say, Not Who I Did: Honest Advice on Hookups and Relationships in College” – ndërsa ishte në të 30-at, punoi për një udhëzues marrëdhëniesh për vajzat e kolegjit – si një lloj ode ndaj vetes së saj më të re.

Ajo shpreson se libri do të frymëzojë gratë e reja që të kenë më shumë kontroll mbi marrëdhëniet e tyre duke u ‘armatosur’ me njohuri.

Disa nga mësimet në librin e Drucker nuk vlejnë vetëm për vajzat ose gratë në të 20-at, por edhe për ato të cilat ndodhen në të 30-at ose 40-at.

Këtu mund të gjeni disa nga këshillat e Drucker se çfarë duhet të bëni për të pasur një lidhje sa më të shëndetshme.

1. Në libër, ju flisni shumë për vetëdijen relacionale – që në thelb është të kuptuarit se si përvojat e kaluara ndikojnë në marrëdhëniet e tanishme. Pse është i rëndësishëm ky koncept?

Ali Drucker: Kjo është një temë psikologjike që Alexandra H. Solomon, ligjëron në kursin e saj “Marriage 101” në Universitetin Northwestern. Vetëdija relacionale është gatishmëria për të marrë në pyetje veten.

Ajo çfarë ishte interesante në lidhje me këtë koncept është se mund të lidhet edhe me rolin e prindërve në rritjen e fëmijëve që në vogëli. Merrni në pyetje të gjitha këto aspekte të vetes tuaj së kaluar dhe se si ato ushqehen në marrëdhënien tuaj aktuale.

2.Në mënyrë për të gjetur një marrëdhënie të shëndetshme, nga cila pikë duhet ta nis një person i cili nuk i ka vlerësuar kurrë marrëdhëniet e tyre të mëparshme?

Ali Drucker: Është 100% okay të filloni pikërisht aty ku po filloni. Pavarësisht se ku jeni, nuk dikton se ku do të përfundoni. Thjesht bëni një bilanc të marrëdhënieve që keni pasur.

Bëni një listë me gjërat që ju kanë pëlqyer në një marrëdhënie dhe me gjërat që ju kanë bërë të ndiheni jo mirë.

Edhe një listë e thjeshtë me të mirat ose të këqijat e marrëdhënieve të mëparshme mund t’ju ndihmojnë të identifikoni aspekte të vetes tuaj, dhe çfarë duhet të keni parasysh nëse do të bëheni pjesë e një lidhjeje të re në një të ardhme.

3.Kur shohim çifte të tjera që grinden në TV ose në jetën reale, ne automatikisht supozojmë se ata janë në marrëdhënie të këqija.

Ali Drucker: Zënkat janë super normale dhe mendoj se gjëja më e keqe që mund të bëjmë në një marrëdhënie është të gjykojmë veten. Të kesh momente mosmarrëveshjeje është një nga gjërat më normale që mund të na ndodhin.

4. Cili është ndryshimi midis debatit të shëndetshëm apo debatit ‘toksik’ (jo konstruktiv) ?

Ali Drucker: Kur bëhet fjalë për debate të shëndetshme, është e rëndësishme të keni parasysh që nuk duhet ta impononi tjetrin të besojë që ndjenjat e tyre janë të parëndësishme. Ju nuk dëshironi dikë që po përpiqet t’ju tregojë se këndvështrimi juaj është i gabuar. Ju duhet të debatoni me dikë që mund t’ju dëgjojë në mënyrë aktive dhe që mund të përmbledhë lehtësisht këndvështrimin tuaj nëse do t’ia kërkonit. Ata nuk presin vetëm radhën e tyre për të folur – por dinë si të përpunojnë ose kuptojnë shqetësimet që theksoni.

5. Çfarë do të bënit nëse do të vazhdonit të diskutonit gjërat me partnerin tuaj dhe ai do të heshte?

Ali Drucker: Është në rregull nëse diçka nuk adresohet menjëherë. Ne duhet t’i lejojmë vetes dhe partnerëve të ‘thithin’ të gjithë informacionin. Duhet të jeni të vetëdijshëm se kur jeni pjesë e një lidhjeje çdo veprim i juaji do të prek një person tjetër. Nëse partenri që keni në krahë nuk është i gatshëm të përshtatet me ju, atëherë duhet t’i mendoni gjërat dy herë para se të vazhdoni rrugëtimin me të. Por nëse jeni i sigurt se ata e kuptojnë atë që i keni kërkuar, nuk duhet të ketë më vend për interpretim.

Etiketa: Lifestyle

Lajme të lidhura

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët
Aktualitet

Pse kur fillon plakja, zgjohemi më herët? Çfarë thonë shkencëtarët

17:59 - 02/12/25
Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!
Aktualitet

Studimi: Kush flet më shumë gjuhë, plaket më ngadalë!

22:31 - 28/11/25
Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE
Aktualitet

Privatësia në prag kolapsi/Çfarë ndryshon me rregulloren e re të BE

15:18 - 28/11/25
Para
“Është vajzë e…”, ish-konkurrenti “Për’puthen” habit me deklaratën, ja kujt i del në mbrojtje (FOTO)

“Është vajzë e…”, ish-konkurrenti “Për’puthen” habit me deklaratën, ja kujt i del në mbrojtje (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25

Pas deklaratës zyrtare të SPAK-ut se Erion Veliaj është njohur me aktet e dosjes hetimore, ka ardhur reagimi nga mbrojtja...

Lexo më shumë
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com