GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Zelensky tregon kushtin e vetëm që mund të sillte paqe me Rusinë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zelensky në parlamentin shqiptar: S’kemi pasur asnjë ditë paqe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çdo marrëveshje paqeje me Rusinë do të varet nga tërheqja e forcave ruse në pozicionet e tyre para pushtimit, thotë presidenti i Ukrainës. Duke folur për një institut në Londër, Volodymyr Zelensky tha se ky ishte minimumi që vendi i tij mund të pranonte, shkruan BBC. Ai u shpreh se ishte lideri i “Ukrainës, jo i një mini-Ukraine”. Por nuk e përmendi Krimenë, të aneksuar nga Rusia në 2014.
Rusia aktualisht po lufton për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Mariupol. Ka ende forca ukrainase së bashku me disa civilë në fabrikën e madhe të çelikut Azovstal të qytetit juglindor, i cili i është nënshtruar një sulmi rus.

Marrja përfundimisht e Mariupolit do të ishte arritja më e madhe e Rusisë në dy muajt e luftës dhe do t’i jepte Presidentit të Rusisë Vladimir Putin diçka për të festuar më 9 maj, që është Dita e Fitores në Rusi, ditën kur vendi shënon fitoren sovjetike ndaj nazistëve në Luftën e Dytë Botërore.
Megjithatë, duke folur nga Kievi në institutin Chatham House në Londër, Zelensky tha se nuk mund të vihej në dyshim që Rusia të mbajë territorin që ka pushtuar që kur nisi agresionin ushtarak në Ukrainë. “Për të ndalur luftën midis Rusisë dhe Ukrainës, hapi duhet të jetë rikthimi i situatës që nga 23 shkurti”, tha ai në përgjigje të një pyetjeje nga BBC, duke iu referuar një dite para fillimit të luftës.

“Unë u zgjodha nga populli i Ukrainës si president i Ukrainës, jo si president i një mini-Ukraine. Kjo është një pikë shumë e rëndësishme”, shtoi ai.
Referenca për situatën e 23 shkurtit sugjeron se Ukraina mund të mos insistojë në rimarrjen e Krimesë përpara se të bëjë paqe me Rusinë. Gadishulli u aneksua nga Rusia tetë vjet më parë. Zelensky bëri thirrje për rifillimin e dialogut diplomatik midis Rusisë dhe Ukrainës: “Pavarësisht faktit se ata shkatërruan të gjitha urat tona, unë mendoj se jo të gjitha urat janë shkatërruar ende, në mënyrë figurative”, tha ai.

Etiketa: kushtLuftepaqePutinRusiUkraineZelensky

Lajme të lidhura

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi
Botë

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur
Aktualitet

Përleshje mes shqiptarëve dhe algjerianëve në burgun grek, 6 të plagosur

11:58 - 30/09/26
Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit
Botë

Ekzekutohet me plumb në kokë biznesmeni në Bullgari, president i klubit të njohur të futbollit

10:56 - 30/09/26
Para
Berisha nga selia blu: Kongresi i PS ngjante me një mafie shtetërore

Afati i fundit për kreun e PD, Berisha deri tani i vetëm në garë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com