Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Tiranë ku pas një konflikti të çastit mes dy personave ka humbur jetën 60-vjeçari Ilir Kapo.
Burimet bëjnë me dije se autori i ngjarjes së rëndë është një 37-vjeçar, Olgert Dhimtri, i cili është shoqëruar në ambientet e komisariatit.
Mësohet se viktima dhe autori kanë qenë duke pirë kafe së bashku në një lokal, ku pas një konflikti të çastit, i riu e ka qëlluar 60-vjeçarin me thikë duke i shkaktuar vdekjen.
Vrasja është kryer me thikë në afërsi të shkollës Harry Fultz, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e ngjarjes. Mësohet se autori ka qenë në gjendje tejet të dehur në momentin kur e ka kryer krimin e rëndë.
Discussion about this post