GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vdekja e 31-vjeçarit në komisariat, polici roje tregon komunikimin i fundit me Metën: Litarin nuk e di ku e gjeti

16:18 - 07/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Ka shenja të tjera në fyt”/ Detaje nga ekspertiza e Ilvi Metës, çfarë dyshohet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditën e sotme është zbardhur dosja hetimore për ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e 4 majit në Komisariatin e Kavajës, ku u vetëvra 31-vjeçari Ilvi Meta, i shoqëruar për vjedhje. Ndërsa Gjykata ka lënë në burg tre policët e komisariatit të Kavajës. Në burg janë lënë policët Petrit Berhamaj, Bexhet Berberi dhe Rushit Kola pasi akuzohen për shpërdorim detyre.

Gjithashtu, në dosjen e zbardhur të punonjësit të policisë Rushit Kola, i cili ka parë i fundit Ilvi Metën, janë zbardhur detaje nga momenti i shoqërimit të të ndjerit në Komisariatin e Policisë Kavajë, deri në momentin që u gjet i vetëvrarë. Polici është shprehur se kominikimin e fundit e kishte pasur me Ilvi Metën rreth orës 19:00, kur Kola e ka pyetur Metën se çfarë po bënte dhe Meta i ishte përgjigjur që po kryente nevojat personale. Ndërsa në deklaratë polici është shprehur se nuk e dinte se ku e ka gjetur Ilvi Meta litarin që kishte var veten.

“Dëshmia e policit: Ju mor deklarim punonjësit të policisë Rushit Kola, i cili deklaron se; Është punonjës policie me detyrë shërbimi në dhomat e sigurisë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë, në këtë detyrë është prej 4 vitesh dhe ka një eksperiencë pune në Polici prej rreth 30 vitesh. Ka qenë i planizuar me trup shërbimi në dhomat e sigurisë në komisariatin e Policisë së Kavajës, turni i dytë nga ora 13:30 e datës 04.05.2022 deri në orën 22:00 të datës 04.05.2022. Në momentet e para kur ka marrë detyrën, i ndaluar ka qenë vetëm një shtetas për pijë alkolike. më pas ka ardhur i ndaluar shtetasi Ilvi Meta, aty e ka sjellë oficeri i rojës Petrit Berhani. Pasi e ka futur brenda, e ka mbështetur për muri, i ka hapur krahët, i ka hequr kapelen dhe i ka bërë kontroll fizik për sende të ndaluara. Pasi nuk ka konstatuar asgjë e ka futur tek dhoma numër dy dhe ka vazhduar shërbimin normalisht. Herë pas here shkonte dhe shikonte dy të ndaluarit, siç e ka detyrë funksionale. rreth orës 18:30, familjarët e Ilvi Meta kishin sjellë ushqim që e ka afruar oficeri i rojës tek ai. Pasi ka kontrolluar ushqimin ja ka dhënë Ilvit dhe ka vazhduar shërbimin. Pasi mbaroi ushqimin ka shkuar i ka mbyllur dritaren nga mbrapa, pasi Ilvi i ka thënë se ka ftohtë. Ka vazhduar shërbimin dhe në një moment pas orës 19:00 e ka pyetur se çfarë po bënte dhe i është përgjigjur se po bënte nevojat personale pranë sifonit. Ai ka vazhduar shërbimin. Pas disa minutash e ka parë në këmbë, i ka folur dhe Ilvi nuk i është përgjigjur, i ka bërtitur prapë dhe nuk ka reaguar dhe në këtë moment i ka rënë butonit për të lajmëruar oficerin e rojës. Erdhi oficeri rojës dhe unë i kam kërkuar çelësat por oficeri i rojës i kishte ngatërruar dhe Rushiti ka vajtur shpejt tek salla ka marrë çelësat dhe ka ardhur re ka hapur dyert. Kur ka hapur derën ka parë që shtetasi Ilvi Meta ishte varur në kangjellat e hekurit ku ishte kapur me një dorë dhe kur e sheh kishte një litar të varur. Menjëherë oficeri i rojës e ka prerë litarin me një biçak që e kishte me vete dhe e ulëm në tokë ku u munduam t’i jepnim ndihmën e parë. Oficeri i sallës operative Gëzim Caka njoftoi patrullën e cila erdhi dhe e mori për ta dërguar në spital, ku më pas ka mësuar se ka ndërruar jetë. Në lidhje me litarin ai nuk e di ta shpjegojë se ku e ka gjetur Ilvi Meta atë, punonjësi i policisë deklaron se ai person e ka kontrolluar konform procedurës standarde dhe për këtë mund të shihen edhe pamjet e kamerave të sigurisë në Komisarioatin e Policisë së Kavajës. Ai sqaron se si rregull, personi i shoqëruar në ambientet e policisë kontrollohet për sende të ndaluara dhe sende që mund t’i rrezikojnë jetën” – është shprehur polici Rushit Kola.

 

Etiketa: Ilvi meta.komisariatkomunikimiKryesore1litariPolicivdekja

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
Aktualitet

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25
Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje mes dy makinave në Tushemisht, 3 të plagosur përfundojnë në spital

18:57 - 05/12/25
Para
Epike/ Beniada nuk zhgënjen sërish, ja gafa që bëri në Turqi (VIDEO)

Epike/ Beniada nuk zhgënjen sërish, ja gafa që bëri në Turqi (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25

Aksident me vdekje në Tiranë. Policia bën me dije se rreth orës 21:00, në Unazë të Madhe, dyshohet se janë...

Lexo më shumë
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

19:57 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com