GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Rajoni i ka mbështetur duke hequr TVSH-në”, Resuli: Qeveria shqiptare asnjë ndihmë për fermerët

22:30 - 07/05/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
“Rajoni i ka mbështetur duke hequr TVSH-në”, Resuli: Qeveria shqiptare asnjë ndihmë për fermerët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Ervin Resuli ditën e sotme ka dhënë një intervistë për “Fax News” ku ka folur lidhur me gjendjen e prodhimit vendas dhe situatën ku ndodhen fermerët shqiptarë, të cilët pavarësisht premtimeve të bëra nga qeveria nuk kanë marrë ende asnjë mbështetje konkrete.

Resuli tha se pavarësisht se tashmë bujqësia dhe blegtoria ishin në kulmin e punës, asnjë masë lehtësues nuk ishte marrë ndaj fermerëve.

“Siç thatë edhe ju bujqësia edhe blegtoria tashmë gjenden në kulmin e punës së tyre. Sa i përket blegtorisë, kanë qenë mbjellja e jonxhave, e misrit jo vetëm për blegtorinë por edhe për të ushqyer popullatën. Po ta marrim në këtë aspekt, tashmë aktualisht, fermerët dhe blegtorët janë në fusha dhe të paktën tani skema e naftës duhet të kishit filluar shpërndarjen apo duhet të ishte drejt fundit të shpërndarjes që fermerët të cilët patën nevoja të larta për tokat e tyre ta përdornin. Naftën që do marrin pas dy apo tre muajsh, i bie ta konsumojnë për makinat e tyre private, pasi nuk kanë për çfarë ta përdorin tjetër duke qenë se u duhej brenda 31 dhjetorit.”

Sipas tij në fund do të vërehet se do të ketë më pak korrje, si rezultat i mungesës së mbështetjes së qeverisë ndaj fermerëve, të cilët u përballën me rritjen e inputeve bujqësore.

“Fermerët gjithmonë kanë qenë të gatshëm pavarësisht viteve të vështira që ka sjellë koha duke kultivuar tokat e tyre. Por ky vit siç e thatë ju për arsye të rritjes së kostove për lëndët e para, e ka vështirësuar akoma më shumë punën e fermerëve. Rajoni i ka mbështetur duke hequr TVSH-në për naftën apo inpute të ndryshme, e kundërta ka ndodhur në Shqipëri ku fermerët në kulmin e kësaj krize janë lënë vetëm. Interesi për të kultivuar drithëra ka qenë e lartë, por mundësia e fermerëve tanë ka qenë shumë e ulët. Nëse do marrim në konsideratë serat, për këtë vit janë 20% më pak të domateve krahasuar me vitin e kaluar.”

Së fundmi, Resuli e mbylli fjalën e tij duke thënë se me ardhjen e sezonit të korrjeve sipas tij do të shohin reduktime të shumta pasi lënda e parë ka qenë me çmim shumë të lartë.

“Kur të vijë sezoni i korrjeve ne do shohim reduktime të shumta. Kjo do thotë se do korrim më pak grurë dhe misër këtë vit për arsye se lëndët e para kanë qenë me çmime shumë të larta.”

Etiketa: bujqesiErvin ResuliKreu i Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorit

Lajme të lidhura

Shtrenjtohet nafta dhe benzina, ja çmimet
Aktualitet

Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina

14:04 - 08/04/26
Gazetari letër Ramës: Gratë me kancer presin pajisje, ti shëtitesh në kryeministri brenda kopshtit 4.3 milionë Euro
Aktualitet

Skandali në shëndetësi/ Shpërthen gazetari: Pacientët po i lënë të vdesin! Spitali publik u shndërrua në agjenci për privatët

09:59 - 08/04/26
Ngec kamioni tek nënkalimi, bllokohet rruga tek kopshti zoologjik
Aktualitet

Çmimet dhe lloji i makinave, pse na dëmton më shumë se gjithë Europa shtrenjtimi i naftës

09:05 - 08/04/26
Para
Diaz e shpëton nga humbja, Tottenham reziston ndaj Liverpool (VIDEO)

Diaz e shpëton nga humbja, Tottenham reziston ndaj Liverpool (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin
Aktualitet

Gjykata e Posaçme pranon gjykimin e shkurtuar për vartësin e Ballukut, ish-drejtorin e ARRSH, Evis Berberin

17:13 - 08/04/26

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e ish-kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), Evis Berberi, si dhe të bashkëpandehurve të...

Lexo më shumë
Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

Ilir Meta mbetet në qeli, Kushtetuesja: Nuk shqyrtojmë mënyrën e arrestimit

16:40 - 08/04/26
Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

Tragjedi në Itali: Vdes gruaja shqiptare, burri dhe motra mes jetës dhe vdekjes

16:00 - 08/04/26
Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

Gjuha shqipe ‘ndez’ Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, deputetja shqiptare bllokon seancën

15:32 - 08/04/26
Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

Përfshihet nga zjarri kati i parë i një pallati, panik tek banorët

15:15 - 08/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com