GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Dita Botërore e Talasemisë, cilët janë shkaktarët dhe simptomat

10:16 - 08/05/22
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Dita Botërore e Talasemisë, cilët janë shkaktarët dhe simptomat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

8 maji shënon Ditën Botërore të Talasemisë, që i referohet një sëmundje gjenetike të gjakut e cila prek kryesisht fëmijët, por edhe adoleshentë dhe të moshës madhore në të gjithë botën.

Sipas raportimeve të fundit, numri më i madh i rasteve me talasemi janë në Indi, ku 10 mijë fëmijë lindin me këtë gjendje çdo vit. Prandaj India konsiderohet si “kryeqyteti” i Talasemisë në botë. Këtë vit, objektivi është që të përhapet më shumë ndërgjegjësim në lidhje me këtë sëmundje, pasi, edhe pse prek me miliona fëmijë, nuk ka vëmendjen e duhur siç u bëhet sëmundjeve të tjera vdekjeprurëse si kanceri dhe diabeti.

Raportimet e fundit theksojnë gjithashtu se numri më i madh i fëmijëve që vuajnë nga kjo sëmundje humbin jetën para moshës 20 vjeç për shkak të mungesës së trajtimeve, shkruan “Shëndeti”. Talasemia është një sëmundje e trashëguar nga prindërit, por, nuk përjashtohen as rastet kur ato shfaqen tek fëmijët nënat e të cilëve vuajnë nga anemia gjatë shtatzënisë. Këto raste kanë filluar të shtohen shumë gjatë viteve të fundit.

 

Çfarë është saktësisht talasemia dhe nga se shkaktohet?

 Talasemia është një sëmundje gjaku që trashëgohet nga prindërit. Shumica e testeve që u bëhen nënave gjatë shtatzënisë përfshijnë edhe testin gjenetik të gjakut, për të kontrolluar nëse prindërit ose gjyshërit kanë ndonjë anomali në qelizat e kuqe të gjakut, duke qenë se kjo sëmundje karakterizohet nga prodhimi jonormal i hemoglobinës (molekula proteinike në qelizat e kuqe të gjakut që janë përgjegjëse për transportimin e oksigjenit në gjak).

Janë 3 lloje kryesore të talasemisë: Alfa, Beta dhe Hemoglobina E (HbE). Shkalla e sëmundjes varet nga numri i gjeneve që mungojnë në secilin lloj. Kjo sëmundje shkaktohet nga mutacioni gjenetik ose fragmente të gjeneve kryesore. Fëmija rrezikon të trashëgojë një formë më të rëndë të kësaj sëmundjeje nëse të dy prindërit janë mbartës të saj. Nëse vetëm një prind është mbartës, atëherë fëmija mund të mos shfaqë simptoma, megjithatë është mbartës i kësaj sëmundjeje.

 

Simptomat e talasemisë

Njihen rreth 100 variacione të talasemisë dhe secila mund të shkaktojë forma të veçanta të sëmundjes. Në aspektin klinik, ato që kanë më tepër rëndësi janë alfa dhe beta talasemitë. Disa nga simptomat më të zakonshme të tyre janë:

Çrregullime të kockave

Vonesë në zhvillim dhe rritje

Lëkurë të zbehtë

Zgjerim të shpretkës

Urinë në ngjyrë të errët

Lodhje dhe dobësi

Ënjtje të pjesës abdominale

Trajtimi i talasemisë

Pacientët me talasemi mund të jetojnë një jetë të shëndetshme nëse kryejnë vaksinat dhe ushqehen shëndetshëm. Ka lloje të ndryshme të trajtimeve të talasemisë, në bazë të formës së sëmundjes. Në shumicën e rasteve ajo përfshin transfuzion të gjakut, terapi me hekur ose edhe transplantim të palcës së kockave.

Edhe në vendin tonë vitet e fundit, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë është rritur numri i pacientëve që vuajnë nga sëmundja e talasemisë, ndërkohë që një problem më vete është mungesa e gjakut për të mundësuar transfuzionin tek këta pacientë.

Etiketa: keshillasemundjeTalasemi

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
Brunos i dërgojnë foto të Anës duke u përqafuar me një djalë, zbulohet biseda

Brunos i dërgojnë foto të Anës duke u përqafuar me një djalë, zbulohet biseda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com