GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Humbi derbin me Tiranën, Olsi Rama ua faturon arbitrave: Unë nuk e kuptoj pse u anullua penalltia

12:34 - 08/05/22
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Humbi derbin me Tiranën, Olsi Rama ua faturon arbitrave: Unë nuk e kuptoj pse u anullua penalltia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Olsi Rama ka shpërthyer ndaj arbitrave Enea Jorgji dhe Eldorian Hamiti pas humbjes së Partizanit në derbin kundër Tiranës. Drejtori i Përgjithshëm i “Demave” theksoi se bardheblutë nuk kishin nevojë për ndihmën e arbitrave.

“E para urime Tiranës për këtë titull, kanë bërë një kampionat dinjitoz dhe besoj se e kanë merituar. Nuk besoj se kishte nevojë që të ndihmohej Tirana që të dilte kampion sot. Për arsye se ishte virtualisht kampione dhe e kishte vetë në dorë fatin e vet”.

“Sigurisht që mendoj se arbitri ndikoi në rezultatin e ndeshjes, ndikoi në dinamikën e ndeshjes, në shumë raste. Dua të di, kush ishte në VAR? Arbitër i VAR-it? Jorgji! Tani e kuptova. Është një tavë Elbasani e gatuar me ngjalat e Lezhës, që na sjell në këtë pikë. Unë nuk e kuptoj arsyen e anulimit të penalltisë.

Ka protokoll VAR-i dhe rregulla. Në qoftë se Hamiti e pa që s’kishte kontakt, duhet të kishte karton të verdhë ndaj Skukës dhe do të ishte karton i dytë i verdhë, pra karton i kuq. Nuk ka gjysëm të vërteta”.

“Ka vetëm një të vërtetë. Ka një protokoll VAR-i që është shumë specifik. Në qoftë se ka kontakt në fazën mbrojtës sulmues dhe jepet penallti, atëherë VAR-i nuk mund të ndërhyjë. Kontaktin në fushë e gjykon arbitri.

Ju sjell referencë një rast te ndeshja Juventus-Inter, penalltinë e Kuadrados, u dha penallti dhe u bë një polemikë e madhe pse VAR-i nuk ndërhyri dhe u shpjegua që VAR-i nuk ndërhyn kur ka kontakt. Në qoftë se nuk ka pasur kontakt, arbitri Hamiti duhet të kishte integritet t’i jepte kartonin e dytë Skukës”.

“Kur arbitri duhet të shkojë të ndërrojë një vendim në VAR, duhet të jetë 100 % i bindur, që vendimi që ka marrë në fushë, nga ajo që shikon në pamjet filmike, është tërësisht e gabuar. Në qoftë se nuk është 100% i bindur, nuk e ndryshon dot” .

“Fakti që nuk i ka dhënë kartonin e dytë të verdhë Skukës, tregon që nuk ka qenë 100 % i bindur. Nga pamjet filmike shikohet që ka pasur një kontakt të gjurit të Hoxhallarit me këmbën e majtë të Skukës”.

“Unë mendoj dhe them që ky ishte një gabim teknik i arbitrave dhe favorizim tërësisht në mënyrë të njëanshme Tiranën. S’po them më pas për faullet, shkelmat, etj.  Nuk kishte nevojë Tirana të ndihmohej në këtë ndeshje derbi që të fitonte” .

“Nuk kishte nevojë fare. Edhe njëherë them, është një tavë Elbasani me ngjala Lezhe. Imagjinoni se çfarë shije mund të ketë dhe çfarë shije më le mua. Le të bëhemi të mirë, me qenë se Tirana po feston andej dhe të themi se arbitrat janë të paaftë. Por unë nuk besoj që janë të paaftë.

Le të gjykojnë në FIFA ndeshje ndërkombëtare, mos vijnë të na prishin neve çdo ndeshje dhe çdo gëzim që mund të kemi. Nuk mund të mbrohesh me stemën e FIFA-s, stema e FIFA-s është përgjegjësi. Unë jam me stemën e FIFA-s dhe kam të drejtë.

Jo, duhet ta meritosh dhe ta mbrosh. Ne duhet të kishim bërë shumë më mirë vetë. Duhet të ndërtojmë një ekip që t’i mundë të gjithë faktorët në fushë. Ne kemi bërë kaq sa kemi mundur, mund të bënim më tepër, nuk meritojmë më shumë, do të vazhdojmë të luftojmë për Europën. Kërkojmë arbitrim të drejtë, jo favore”, tha Rama.

Etiketa: humb derbinOlsi RamaPartizaniTirana

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Protestat për mosvazhdimin e luftës/ Reagon Putin: Janë tradhëtar kombëtar

Analiza e CNN/ Pse Putin ka pak për të festuar më 9 maj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës
Aktualitet

Tentoi të vriste bashkëshorten me shkop druri, arrestohet 76-vjeçari në Durrës

11:30 - 06/12/25

Policia e Durrësit ka arrestuar një 76-vjeçar pas një akti të dhunës së rëndë ndaj bashkëshortes së tij. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës/ EMRI

11:16 - 06/12/25
Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com