GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Çudirat e shqiptarëve, dy gra kapen me kokainë të fshehur në gjoks, i kishin urdhëruar burrat

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
U arratis nga komisariati i policisë në Athinë, kapet i riu shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një rast i pazakontë i trafikut të drogës është konstatuar në Greqi, ku të përfshirë janë dy vëllezër shqiptar bashkë me gratë e tyre. Ata kanë dalë në një nga lagjet e Pireut të Greqisë për të shitur kokainë, por kanë rënë në prangat e policisë. Për t’iu fshehur syrit të efektivëve, dy vëllezërit përkatësisht 24 dhe 26 vjeç së bashku me gratë e tyre kishin marrë edhe njërin nga fëmijët me vete. Ndërsa njëra nga gratë e kishte fshehur qeset e kokainës mes gjoksit të saj.

Njëri prej vëllezërve, 26-vjeçari kishte punuar më parë pranë Autoriteteve greke kundër vjedhjes komunikonte përmes telefonit për t’ua shitur drogën “klientëve”. Vëllai i tij 24-vjeçar dhe blerësi i mundshëm një 36-vjeçar po qëndronin brenda makinës.

Policia e kuptoi se bëhej fjalë për trafik droge dhe ndaloi 24 vjeçarin. Brenda Fiatit të zi në pronësi të 24-vjeçarit hipi gruaja e tij së bashku me foshnjën. Nga kontrolli i policisë në makinë u gjetën pako marijuane, ndërsa në gjoksin e vajzës ishin fshehur tre qese me kokainë! Ajo u kërkoi falje efektivëve të policisë ndërsa tha se drogën e kishte fshehur në gjoks që të mos arrestohej burri i saj.

“Droga e gjetur tek unë është e burrit tim EM. Kërkoj falje, pendohem dhe nuk do ta bëj më. Thjesht doja të ndihmoja burrin tim që të mos arrestohej, pasi nuk është trafikant, por përdorues droge”, tha 24-vjeçarja në polici. Ndërkaq edhe gruaja tjetër  që hipi në makinën e dytë e kishte drogën në gjoks. Tek ajo u gjetën tre qese kokainë dhe 470 euro. Personi i cili do të blinte drogën një 36-vjeçar, të cilit i iu gjetën 4.2 gramë kanabis, ka theksuar se shitësit 26-vjeçar i kishte dhënë 20 euro.

I pyetur se si ishte fiksuar shitja e drogës, ai tha se kishte folur me një person të panjohur një orë më parë përmes Facebookut.

Kur policia i kërkoi të telefononte këtë person në celular, atëherë ra zilja e telefonit të 26-vjeçarit shqiptar. Ai dhe vëllai i tij pretenduan se drogën e kishin blerë për përdorim personal, shkruajnë mediat greke. 

“Kam katër vite që jam përdorues. Sot unë dhe vëllai im shkuam në sheshin Exarcheion me gratë tona dhe morëm sasi droge që e blemë për 400 euro, për dy ditët në vijim nga një person. Drogën u dhamë grave tona për ta mbajtur. E kishim thjeshtë për përdorim personal”, i tha policisë një nga vëllezërit.

Etiketa: GreqiKokaineShqiptar

Lajme të lidhura

Altin Goxhaj rrëfen 10 orët në Komisariat: Më ndaluan pse po filmoja dhunën policore ndaj studentëve
Aktualitet

Altin Goxhaj rrëfen 10 orët në Komisariat: Më ndaluan pse po filmoja dhunën policore ndaj studentëve

09:15 - 14/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj
Aktualitet

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Gjekmarkaj: Mund t’u thyesh këmbët studentëve, por jo dinjitetin! Koha që të gjithë të bashkohemi me studentët
Aktualitet

Gjekmarkaj: Mund t’u thyesh këmbët studentëve, por jo dinjitetin! Koha që të gjithë të bashkohemi me studentët

08:18 - 14/10/26
Para
Bayern Munich “bujar” në Bundesliga, bën paqe me Stuttgart (VIDEO)

Bayern Munich “bujar” në Bundesliga, bën paqe me Stuttgart (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26

Nga Bujar Leskaj Protesta studentore e 13 tetorit 2026 përfaqëson një moment historik në zhvillimet politike dhe shoqërore të Shqipërisë....

Lexo më shumë
Altin Goxhaj rrëfen 10 orët në Komisariat: Më ndaluan pse po filmoja dhunën policore ndaj studentëve

Altin Goxhaj rrëfen 10 orët në Komisariat: Më ndaluan pse po filmoja dhunën policore ndaj studentëve

09:15 - 14/10/26
Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

Qeveria lë në mëshirë të fatit të varfrit, ndihma ekonomike 7,253 lekë në muaj

08:53 - 14/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 14 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:27 - 14/10/26
Gjekmarkaj: Mund t’u thyesh këmbët studentëve, por jo dinjitetin! Koha që të gjithë të bashkohemi me studentët

Gjekmarkaj: Mund t’u thyesh këmbët studentëve, por jo dinjitetin! Koha që të gjithë të bashkohemi me studentët

08:18 - 14/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com