GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Nuk u konsultua me deputetët”, Salianji “rrëzon” draftin e Alibeajt për Presidentin

11:00 - 09/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Nuk u konsultua me deputetët”, Salianji “rrëzon” draftin e Alibeajt për Presidentin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka hedhur poshtë draftin e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e Presidentit të ri duke thënë se asnjë vendin nuk duhet marrë pa u konsultuar me grupin e deputetëve.

Salianji po ashtu ka tha se nuk mund të votohet propozimi që Presidenti i ri të mos ketë angazhim politik në 5 vitet e fundit, pasi sipas tij, kjo do të thotë se po shkohet në të njëjtën linjë me kryeministrin Rama.

“Sepse ka një hile që dua ta komunikoj, sa here ka mbledhje të GP, edhe në këto vite nga 2017 e tani ka mbledhje të përjavshme, dhe para se dokumentet të bëhen publike, konsultohen me deputetët. Duke qëndruar u bënë muaj që nuk kisha dalë në publik për ti dhënë mundësinë cilindo që të merrte angazhimet. Nuk e kanë bërë po e shpërdorojnë edhe pse GP është një institucion legjitim. Duhet të vijnë të gjithë dhe për të pasur legjitimitetin e plotë. Nuk e di ca përfitojnë demokratët kur nuk ulen me njëri tjetrin por nxitojnë të ulen me Edi Ramën. Është për të zhvendosur fokusin nga problemi që ka Shqipëria. Kur nuk komunikohet me telefon unë do ta bëjë publik. GP cakton me votën e shumicës së tij vendimmarrje, nuk ka vendimmarrje në emër personal. Nuk ka mbledhje të kryesisë, nuk ka pasur, janë të shqetësuar për mos thirrjen, mirë të Rithemelimit nuk e duan, por këta të tjerët? Nuk ka një draft të GP të PS, sepse nuk ka diskutime. Nuk mund të vazhdohet me të njëjtën fryme. GP duhet të ulet sa më shpejt. Unë do të njoh vendimmarrjen e GP. Nuk ka një dokument ende të GP. Për fat të mirë apo te keq nuk ka më mbledhje tjetër, sepse nuk e ka fuqinë”, tha Salianji.

Gjithashtu, Salianji denoncoi se prej 9 vitesh rruga Korçë- Ersekë është ende e papërfunduar. Ai tha për gazetarët se ministrja Balluku deklaroi se 91% e punimeve kishte përfunduar mirëpo tani jepen 17 milionë në mënyrë abuzive për një segment të vogël rrugor. Sipas tij, ky abuzim po bëhet për çdo punë publike.

“Rruga e cila është tenderuar në vitin 2013 Korçë- Ersekë prej 9 vitesh vazhdon të jetë e papërfunduar. Jo vetëm të jetë e papërfunduar, por nëse tenderimi për rrugën ka shkuar dhe ka qenë për lotin e dytë 19 milionë euro, në dhjetor ministrja ka thënë që 91% e punimeve ka përfunduar, ndërkohë që tani jepen 17 milionë euro në mënyrë abuzive për një segment të vogël rrugor dhe kështu po bëhet për çdo punë publike në këtë vend. Ne do të çojmë para institucioneve të drejtësisë të gjithë personat përgjegjës që të mbajnë përgjegjësi për shpërdorimin e parave publike”, deklaroi Salianji.

Etiketa: AlibeajSalianji

Lajme të lidhura

Durrës/ Babai plagosi me thikë vajzën e tij dhe një qytetar, pas disa orësh prangoset nga policia
Aktualitet

Durrës/ Babai plagosi me thikë vajzën e tij dhe një qytetar, pas disa orësh prangoset nga policia

16:15 - 26/01/26
“Buxheti nuk u përgjigjet nevojave të qytetarëve/ Zhupa: Tirana s’ka muze, teatër dhe cirkun e bëjnë deputetët
Aktualitet

Zhupa: Mbyllja e Kadastrës në Vlorë është akt antikushtetues dhe goditje ndaj qytetarëve

15:59 - 26/01/26
Në mbështetje të protestës së banorëve të Luzit, Aulon Kalaja: Rruga në gjendje lufte!
Aktualitet

Në mbështetje të protestës së banorëve të Luzit, Aulon Kalaja: Rruga në gjendje lufte!

13:46 - 26/01/26
Para
Vrasësi shqiptar zbulon rrjetin e drogës nga Belgjika në Itali, policia në aksion

Vrasësi shqiptar zbulon rrjetin e drogës nga Belgjika në Itali, policia në aksion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas
Aktualitet

Nga vrasja e Jani Aliajt te krimet ndër vite, kush është Juliand Halili, njeriu i Vasilis Varelas

18:13 - 26/01/26

44-vjecari nga Tepelena, Juliand Halili alias Xhuliano Halili alias Niko, konsiderohet nga policia greke si një kriminelët më të rrezikshëm,...

Lexo më shumë
BE miraton ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në 2027, me gjoba të rënda për shkelësit

BE miraton ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri në 2027, me gjoba të rënda për shkelësit

17:59 - 26/01/26
Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë

Përfshihet nga flakët një makinë në Unazën e Re në Tiranë

17:45 - 26/01/26
Përmbytjet e muajit të kaluar, dëmshpërblimi vonon: Banorët kërkojnë përgjigje

Përmbytjet e muajit të kaluar, dëmshpërblimi vonon: Banorët kërkojnë përgjigje

17:30 - 26/01/26
Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave

Dyshime për manipulim votash në Drenas/ Policia nis hetimet pas rinumërimit të votave

17:15 - 26/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com