GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Nuk ndalet rritja e çmimeve, inflacioni në nivelin më të lartë nga viti 2001

12:50 - 09/05/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Nuk ndalet rritja e çmimeve, inflacioni në nivelin më të lartë nga viti 2001
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çmimet kanë vijuar rritjen e fortë edhe gjatë muajit prill, duke zhvlerësuar më tej të ardhurat e familjeve, që me të njëjtën sasi parash po blejnë gjithnjë e më pak produkte, shumë prej të cilave janë të domosdoshme. Ushqimet dhe transporti kanë dhënë ndikimin më të fortë në shtrenjtimin e jetesës.

Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, kërceu në 6.2% në prill, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është një tjetër rekord i ri, pas nivelit të marsit, që arriti në 5.7%. Kjo është rritja më e fortë e çmimeve me të cilën po përballen familjet dhe individët që nga viti 2001, kur inflacioni ishte 7.6%.

Inflacioni është pothuajse dy herë më i lartë se objektivi i shënjestruar prej 3% i Bankës së Shqipërisë, që konsiderohet dhe niveli ku rritja e çmimeve është e shëndetshme. Banka rriti normën bazë të interesit në 1% pak javë më parë, ndryshimi i parë në rritje që prej vitit 2011, në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve, që më shumë se prej kërkesës, po shtrenjtohet për shkaqe të ofertës.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Prill është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +3,56 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Transporti” me +1,23 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,49 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Pije alkoolike dhe duhan” dhe “Hotele, kafene dhe restorante” me +0,21 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” kanë kontribuar me +0,20 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” me +0,12 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Mallra dhe shërbime të ndryshme” kanë kontribuar me +0,05 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Komunikimi” me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje secili.

Ndryshimet vjetore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Prill 2021, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Transporti” me 22,5 %, pasuar nga grupet “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 9,9 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,9 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 4,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 4,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,7 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 2,6 %, “Veshje dhe këpucë” me 1,2 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,0 %, “Komunikimi” me 0,8 %, “Shëndeti” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,6 % secili.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “vajra dhe yndyrna” me 24,2 %, pasuar nga nëngrupet “qumësht, djathë dhe vezë” me 17,1 %, “bukë dhe drithra” me 16,7 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 14,3 %, “mish” me 7,8 %, “zarzavate përfshirë patatet” u rritën me 5,2 %, etj.

Ndryshimet mujore të grupeve kryesore: Krahasuar me muajin Mars 2022, çmimet e grupit “Argëtim dhe kulturë” u rritën me 2,7 %, pasuar nga grupet “Transporti” me 2,3 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,8 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,5 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” dhe “Komunikimi ”me 0,3 % secili, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,2 %. Ndërsa, grupi “Pije alkoolike dhe duhan” shënoi një ulje me 0,5 %, pasuar nga “Veshje dhe këpucë” me 0,1 %./ Monitor

Etiketa: 20016.2%inflacioniInstatrritja e cmimeve

Lajme të lidhura

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”
Aktualitet

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Aktualitet

Alimehmeti: Nuk e dimë çfarë hamë, siguria ushqimore është një rrezik i përditshëm

10:08 - 06/02/26
Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi
Breaking Views

Prindërit e ministrit, pronarë të studiove të auditimit “BDO Albania” dhe “PBM”, Petrit Malaj në konflikt interesi

21:39 - 05/02/26
Para
Makinën plot me drogë, qeni antidrogë i çon policinë shqiptarit në Itali

Makinën plot me drogë, qeni antidrogë i çon policinë shqiptarit në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar
Sport

Superiore/Vllaznia ka njohur vetëm fitore, Edi Martini shpallet trajneri i muajit janar

15:24 - 06/02/26

Drejtoria Teknike e FSHF-së ka përzgjedhur trajnerin e Vllaznisë, Edi Martini, si trajnerin më të mirë të muajit janar në...

Lexo më shumë
Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

Grabitet banesa e këngëtares dhe opinionistes së “BBVK”, Leonora Jakupit

15:00 - 06/02/26
Kryemadhi: Divorcin nuk e mendova kurrë, më e re mund të kisha vrarë veten për Metën

Kryemadhi: E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Metën, por bashkëjetesa me të është e pamundur

14:28 - 06/02/26
Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

Supervizion fiktiv dhe korrupsion, infrastruktura publike si mekanizëm grabitje i “Rilindjes”

14:20 - 06/02/26
Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

Kontrolle për ‘Range Rover’ e Flamur Nokës, Berisha: Kërkuan faturat, por doli se e ka blerë Lul Basha!

13:51 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com