GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Emëron përkohësisht tre drejtues të Prokurorive, zbardhen vendimet e miratuara sot në KLP

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
KLP plotëson 3 vakancat në SPAK, bën ndryshime në disa prokurori
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar në mbledhjen e sotme projekt-aktin për të caktuar përkohësisht tre drejtues të Prokurorive në rrethe. Konkretisht, Julian Çafka, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër. Lazër Çardaku, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Shkodër dhe Pierind Çukaj, në detyrën e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pukë.

Në njoftimin e KLP-së, gjithashtu thuhet se me propozim të Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, janë miratuar unanimisht, dy projekt – aktet për caktimin e drejtuesëve të zyrave të Prokurorive përmes procedurës me ngritje në detyrë. Përmes kësaj procedure janë caktuar zoti Durim Bedini, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë dhe zoti Aurel Zarka, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë.

Në vijim, Këshilli ka miratuar unanimisht projekt – aktin për miratimin e qëndrimit në detyrë të zotit Kujtim Luli. Gjithashtu, Këshilli ka miratuar në mënyrë unanime edhe dy (2) raporte për analizimin e aftësisë profesionale të subjekteve të rivlerësimit, zonjës Eglantina Shehu dhe zonjës Marjola Mërtiri.

Ndërkohë, sa i takon miratimit të 2 (dy) projekt-rregulloreve, pas një sërë diskutimesh, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, miratoi unanimisht rregullore “Për vlerësimin etik dhe profesional të prokurorëve” si dhe ktheu për diskutim rregulloren “Për komunikimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë me median”.

Me 8 (tetë) vota pro (në mungesë të zonjës Keshi dhe zotit Dodaj), është miratuar projekt – akti mbi miratimin e programit buxhetor afatmesëm 2023-2025 të Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Në përfundim të mbledhjes, është miratuar me 9 (nëntë) vota pro dhe në mungesë të zonjës Keshi, projekt-akti për miratimin e veprimtarisë jashtë funksionit për prokurorin zoti Kledian Llaho pranë Prokurorisë Sarandë.

Etiketa: drejtuesEmerohenKLPProkuroriveVendimetzbardhen

Lajme të lidhura

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur
Aktualitet

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!
Aktualitet

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit
Aktualitet

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
Para
Champions League, ‘presin biletën’ për fazën tjetër dy ekipe

Finalja e Champions League, zbulohet këngëtarja që do të performojë në Paris

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur
Aktualitet

Përfshihen në aksident tre automjete në rrugën Sarandë-Ksamil, një i plagosur

15:37 - 06/08/26

Një aksident është regjistruar mesditën e sotme në aksin Sarandë–Ksamil, ku janë përplasur tre automjete. Si pasojë e përplasjes, një...

Lexo më shumë
“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

“Tenderi për avionët zjarrfikës”/ Reagon Ministria e Mbrojtjes: Çështja gjyqësore e kompanisë në Spanjë është në shqyrtim!

15:12 - 06/08/26
“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

“Të hetohet aktiviteti i Ermal Beqirit”, Balliu publikon dokumentet: Janë transferuar para jashtë vendit

14:53 - 06/08/26
I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari

I kërkuar nga drejtësia italiane dhe i dënuar për trafik droge, arrestohet në Shqipëri 40-vjeçari

14:34 - 06/08/26
Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

Këlcyra refuzon Ramën, i gjithë këshilli bashkiak voton kundër shkrirjes dhe bashkimit me Përmetin

14:13 - 06/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com