Në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në seli, ka marrë pjesë edhe deputeti Ferdinand Xhaferraj.
Xhaferraj ka dalë i pari nga ky takim dhe tha se ndër të vetmet gjëra që u dakordësua me propozimet ishte që zgjedhja e Presidentit, të mos ishte fasadë për t’i shërbyer Edi Ramës dhe që të bëhej brenda 3 raundeve.
Edhe në mbledhjen e sotme, grupi parlamentar i PD-së është konsideruar si një dështim edhe nga Ervin Salianji, i cili u shpreh më herët se pjesëmarrja e vetëm 21 deputetëve nuk përfaqësonte opozitën.
Discussion about this post