GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Gara për presidentin e ri thellon përçarjen në PD/  Një grup i ri kundër “Rithemelimit” dhe Alibeajt

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gara për presidentin e ri thellon përçarjen në PD/  Një grup i ri kundër “Rithemelimit” dhe Alibeajt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gara për presidentin e ri duket se po thellon edhe më shumë përçarjet brenda Partisë Demokratike, e cila prej muajsh ndodhet në “luftë” të brendshme.  Kujtojmë se në vitin që lamë pas ishte vendimi i Bashës, për të larguar Berishën nga PD si person non-grata, guri që goditi dhe krijoi krisje në PD. Por ditët e fundit ka filluar të krijohet një tjetër grup brenda PD, për shkak të përplasjeve për pjesëmarrjen në procesin e përzgjedhjes së presidentit. Ajo që bie në sy është se ky grup nuk rendit as krah Bashës dhe as në të njëjtën linjë me “Rithemelimin”.

Në fakt deri tani nga institucionet, nga SHBA,BE dhe nga qeveria si grupi zyrtar i PD njihet ai që drejton Enkelejd Alibeaj. Por përçarjet duket se po zbehin rendësin e një grupi të vërtetë përfaqësues të Partisë Demokratike. Ky grup nisi të identifikohet pasi bojkotoi mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, thirrur nga Alibeaj, për zgjedhjen e presidentit, axhendën parlamentare etj. Në mbledhjen e thirrur nga Alibeaj mungonin Lulzim Basha, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj, Alfred Rrushaj, Flutura Açka, Ramadan Lika, Fation Veizaj, Helidon Bushati, Greta Bardeli dhe Zef Hila. Ashtu sikur cekëm më lartë nuk duket se ky grup anon nga Basha, pasi kanë munguar edhe Ervin Salianji, Grida Duma, Kasem Mahmutaj, Xhelal Mziu, Tomorr Alizoti dhe Ina Zhupa, të cilët janë pozicionuar hapur kundër Bashës.

Sakaq, ajo që shton edhe më shumë dyshimet për krijimin e këtij grupi të tretë brenda një partie është teoria se  së fundmi ka pasur krisje mes Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, pavarësisht se deri më tani ky i fundit u quajt si “trashëgimtari” që merr udhëzime nga ish-kreu Lulzim Basha.

Fillimisht perceptimi ishte se Enkelejd Alibeajn u zgjodh në krye të PD si dora e Lulzim Bashës, i cili la të kuptonte se do të rikthehej përmes garës. Gjithashtu, ‘Rithemelimi’ i Berishës, që pretendon se është PD-ja e vërtetë, e akuzon Alibeajn si lojë të Lulzim Bashës dhe Ramës. Por zhvillimet në terren flasin për një distancim mes Bashës dhe Alibeaj, ku mbetet për t’u parë nëse është real apo taktik.

Pjesë e grupit të Alibeajt janë identifikuar 21 deputetë, të cilët morën pjesë në mbledhje. Ata janë Kreshnik Çollaku, Zheni Gjergji, Bledjon Nallbati, Dashnor Sula, Arbi Agalliu, Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Saimir Korreshi, Eralda Bano, Merita Bakiu, Ferdinand Xheferri, Kastriot Piroli, Ilda Dhori, Lefter Geshtenja, Lindita Metaliaj, Flamur Hoxha, Seladin Jakupllari, Enkelejd Alibeaj, Emilja Koliqi, Orjola Pampuril dhe Andia Ulliri.

Nga ana tjetër, vijon grupi i “Rithemelimit” me në krye Sali Berishën, i cili me bindje shprehet se ky grupim është opozita e vërtetë dhe se shumë shpejt do të marrë në dorë drejtimin e Partisë Demokratike.  Krah tij qendrojnë deputetët  Flamur Noka, Edi Paloka, Tritan Shehu, Albana Vokshi, Luciano Boçi, Edmond Spaho, Luan Baçi, Agron Shehaj, Sorina Koti, Oerd Bylykbashi, Isuf Cela, Bujar Leskaj, Belind Kelliçi dhe Elda Hoti.  Në këto kushte vërehet se Partia Demokratike ndodhet në një krizë të thellë, që akoma nuk ka një sinjal se çfarë drejtim do të marrë. /E.H/Gijotina.com/

 

 

 

Etiketa: AlibeajBASHAberishaKryesore1PDpercarje

Lajme të lidhura

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg
Aktualitet

Vendimi i Kushtetueses për ‘McGonigal’, Berisha: Zbatoi porosinë e Ramës. Do e çojmë në Strasburg

14:04 - 02/06/26
Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu
Aktualitet

Zvërneci/ ‘Betohet’ Rama: Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu

13:21 - 02/06/26
“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi
Aktualitet

“7 milionë euro për një kompani fantazmë”, Berisha: ADS u krijua për të vjedhur pa kufi

13:11 - 02/06/26
Para
Vetëvrasja e Ilvi Metës/ Duma: Mungesa e të vërtetës ishte trauma më e mëdha se morti në atë familje

Vetëvrasja e Ilvi Metës/ Duma: Mungesa e të vërtetës ishte trauma më e mëdha se morti në atë familje

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş