GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“9 mijë euro hoteli për Conference League”, Autoriteti i Konkurrencës reagon pas skandalit

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“9 mijë euro hoteli për Conference League”, Autoriteti i Konkurrencës reagon pas skandalit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti i Konkurrencës ka reaguar pas skandalit se duke përfituar nga finalja e Conference League më 25 maj, hotelet shumëfishuan çmimet duke shkuar në 9 mijë euro nata.

Në sajë të këtij skandali, AK ka paralajmëruar hotelet se do të gjobiten rëndë pasi rritën në stratosferë çmimet e dhomave. Autoriteti i Konkurrencës i ka bërë thirrje hoteleve të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme ose në të kundërt do të ndëshkohen me gjoba deri në 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

Njoftimi:

Nisur nga disa informacione shqetësuese në media në lidhje me rritjen e menjëhershme të çmimeve nga ana e ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e hotelerisë apo akomodime të tjera të ngjashme  në qytetin e Tiranës, në kuadër të ndeshjes finale të Ligës së Konferencës midis skuadrave Roma-Feyenoord, e cila do të zhvillohet në Tiranë në datën 25 maj 2022, Autoriteti i Konkurrencës vendosi monitorimin e këtij tregu.
Nga monitorimi i platformave online që ofrojnë rezervime ambientesh fjetje si dhe nga monitorime në terren u identifikuan çmime tepër të larta për datat 23-25 maj 2022, krahasuar me periudha të tjera të vitit.
Autoriteti i Konkurrencës  iu kërkon ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e  fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës:
–   të ofrojnë shërbime me çmime të arsyeshme, të orientuara drejt kostos;
–   të mos anulojnë rezervimet e hershme me qëllim rishitjen në minutën e fundit me çmime disa herë më të larta.
Autoriteti i Konkurrencës iu bën me dije ndërmarrjeve që ofrojnë shërbimin e fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme  në qytetin e Tiranës që, nëse në përfundim të hetimit rezulton se rritja në mënyrë të menjëhershme dhe të pajustifikuar e çmimit të shërbimit të fjetjes në hotele dhe akomodime të ngjashme do të gjendet në kundërshtim me dispozitat e ligjit nr.9121/2003 “Për mbrojtjen e Konkurrencës”, shkelësit e ligjit do të ndëshkohen me gjoba deri ne 10% të xhiros së vitit financiar paraardhës.

 

 

Etiketa: AKconference league

Lajme të lidhura

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit
Aktualitet

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit
Aktualitet

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26
Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë
Aktualitet

Studentët i bashkohen protestës, mesazhi në bulevard para Kryeministrisë

22:07 - 05/10/26
Para
Lajm i trishtë: Ndërron jetë aktori i njohur

Sëmundja e rëndë i merr jetën aktorit legjendar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 6 Tetor 2026

07:40 - 06/10/26

Dashi Sot do të ndiheni më të vendosur për të çuar përpara një çështje që e keni lënë pezull. Në...

Lexo më shumë
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 6 Tetor 2026

07:38 - 06/10/26
Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

Protesta në Prishtinë, arrestohet nipi i Hashim Thaçit

22:39 - 05/10/26
Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

Protestuesit shkojnë tek Komisariati 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të ndaluarve

22:26 - 05/10/26
Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

Protesta ndalet te Komisariati nr.1, kërkohet lirimi i qytetarëve të arrestuar pranë Parlamentit

22:16 - 05/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com