GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Banka e Shqipërisë: Situata financiare e familjeve, më e keqja që nga periudha e pandemisë

07:56 - 11/05/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Banka Shqiptare paralajmëron rritje të normave të interesit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rritja e vazhdueshme e çmimeve, sidomos atyre të ushqimeve rezulton se po rëndon buxhetin e familjeve çdo muaj e më shumë.
Sipas vrojtimit të Besimit të Konsumatorëve të Bankës së Shqipërisë për muajin prill, shumica e familjeve kanë deklaruar se situata e tyre financiare është përkeqësuar gjatë 12 muajve të fundit.
Familjeve u bëhet pyetja e mëposhtme: Si ka ndryshuar situata financiare e familjes suaj gjatë 12 muajve të fundit?
Është përmirësuar shumë
Është përmirësuar
Nuk ka ndryshuar
Është keqësuar
Është keqësuar shumë
Nuk e di
Balanca e përgjigjeve për muajin prill 2022 është gati -17, që tregon se 17% më shumë familje mendojnë që situata e tyre familjare është përkeqësuar 12 muajt e fundit, në raport me ata që thonë se është përmirësuar.

Ky është niveli më negativ që nga prilli 2020 (-18.4), kur vendi sapo kishte filluar të vuante pasojat e pandemisë dhe vendosjes së karantinës, që mbylli papritmas shumë biznese dhe la shumë të papunë. Më pas, situata filloi të përmirësohej gradualisht, duke arritur në një balancë prej -7 në shtator 2021.
Por, fillimi i rritjes së çmimeve duket se ka përkeqësuar sërish buxhetet e familjeve, që me të njëjtën sasi parash po blejnë gjithnjë e më pak produkte.
Në prill, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimeve të një shporte mallrash të caktuar, kërceu në 6.2% në prill, në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Ky është një tjetër rekord i ri, pas nivelit të marsit, që arriti në 5.7%.

Kjo është rritja më e fortë e çmimeve me të cilën po përballen familjet dhe individët që nga viti 2001, kur inflacioni ishte 7.6%.
Ky shtrenjtim duket se ka goditur më shumë familjet me të ardhura të ulëta. Shpenzimet e familjeve shqiptare për blerjen e produkteve bazë të shportës, si bukë, vaj, bulmet dhe sheqer janë rritur me ritme dyshifrore në prill nga 14 deri në 24 për qind, duke ushtruar presion të lartë sidomos tek buxhetet e familjeve të varfra. Familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve, ndaj shtrenjtimi i tyre më shumë gjasë do të përkeqësojë mbijetesën e tyre. Shqipëria ka rreth 640 mijë njerëz që jetojnë ne varfri, me më pak se 5.4USD në ditë, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë me varfërinë më të madhe në Rajon ndonëse me rënie të djeshme nga viti 2020.

Në të kundërt, për familjet me të ardhura të larta, situata duket më e përmirësuar. Nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë rezultoi një përmirësim i lehtë për pritshmëritë për blerjet e mëdha për makina, blerje shtëpie, apo rinovim shtëpie.
Gjithsesi, pavarësisht përmirësimit, balanca e përgjigjeve për pyetjet që lidhen me blerjet e mëdha mbetet tepër negative. Për blerje shtëpie, në tremujorin e fundit 2021 balanca ishte -87.1 (nga -88.86 në tremujorin e mëparshëm), që tregon se 87% më shumë familje nuk kanë mundësi të blejnë apo ndërtojnë një shtëpi, në krahasim me ata që kanë.
Pesimizmi për pritshmëritë financiare për 12 muajt e ardhshëm është ulur disi në vrojtimin e prillit, ndonëse balanca mbetet ndër nivelet më negative që ku hartohet ky indeks.
Për prillin, balanca e përgjigjeve ishte -7.9, nga -11.8 që ishte në mars, niveli historik negativ që nga maji 2016./Monitor

Etiketa: Banka e Shqiperise

Lajme të lidhura

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne
Aktualitet

Sejko në konferencën ICEBIT 2025: Transformimi digjital është themeli i ekonomive moderne

11:57 - 06/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë
Aktualitet

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25
Para
Aksident i rëndë në Këlcyrë, katër persona në spital

Aksident i rëndë në Lezhë, “Benzi” përfundon në arë, 2 të plagosur

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com