GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Kriza ekonomike/ Tabaku ngre alarmin: Inflacioni problematik, asnjë reagim në favor të qytetarëve

11:25 - 11/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Inceneratorët/ BE: zgjidhja e fundit në menaxhimin e mbetjeve. Tabaku: Aferë korruptive!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kriza ekonomike në vend dhe rritja e çmimeve vijon të jetë e njëjtë. Deputetja e PD Jorida Tabaku paralajmëron sërish për këtë çështje duke përfshirë edhe inflacionin.

Gjatë fjalës së saj në lidhje me raportin që Banka e Shqipërisë po bën në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, anëtarja e Komisionit të Ekonomisë u shpreh me shqetësim në lidhje me presionet inflacioniste në vendin tonë.

“Inflacioni dhe goditja e tij u bënë më të forta me nisjen e luftës në Ukrainë dhe kjo shoqëruar me defektet në zinxhirin e furnizimit ka prodhuar një inflacioni që llogaritet në 6.3% për Prillin 2022 (nga viti në vit). Megjithëse kemi presione të tilla inflacioniste Banka e Shqipërisë është treguar korrekte në masat e marra ndonëse këto presione duke pasur parasysh rrogat e ulëta dhe varfërinë e lartë do të krijojnë presione edhe më të mëdha për qytetarët”, u shpreh ajo.

Tabaku tha se sipas përllogaritjeve rezulton se normë e inflacionit vetëm tek familjet e varfra është e rritur me 1% në mënyrë të drejtë për drejtë duke ndikuar në zvogëlimin e atyre pak të ardhurave në xhepat e familjeve shqiptare që jetojnë poshtë minimumit jetik prej 5 USD/ditë.
“Tanimë atyre do t’u duhen më shumë se sa 5 USD/ditë për të mbijetuar.

“BSH duhet të ketë një mendim në lidhje me situatën e borxhit sidomos në këto momente të presionit inflacionist”, shprehet Tabaku.

Deputetja e PD u shpreh në leximin e relacionit të saj në lidhje me raportin e Bankës së Shqipërisë se institucionet kryesore ndërkombëtare si FMN dhe BB kanë shprehur shqetësim në lidhje me borxhin publik dhe gjithashtu rritjen e shpenzimeve për PPP.
“Situata është problematike që vijnë nga Borxhi Publik, – vijoi ajo,- nëse këtu do të përllogarisim të dhënat e PPP-ve, pra borxhit të fshehur, atëherë do të kemi të bëjmë me një Borxh Publik real në kufijtë e 100% të PBB”.

“Situata rëndohet edhe më shumë nëse do të kemi parasysh që normat e interesit do të rriten dhe për rrjedhojë ne do të paguajmë më shumë interes mbi principalin që kemi marrë për Eurobondet tona”.

Tabaku deklaroi se me gjithë paralajmërimet e vazhdueshme të FMN në lidhje me shpenzimet e qeverisë dhe borxhin e marrë prej saj, ku veçojmë këshillën e vazhdueshme të FMN në heqjen dorë nga projektet me risk të lartë si PPP që janë një borxh i fshehur; qeveria ka vazhduar ta trajtojë këtë temë jo me konservatorizmin e duhur financiar.

“Fatkeqësisht edhe Banka e Shqipërisë nuk ka qenë e përfshirë siç edhe pritej nga një institucion i pavarur në lidhje me borxhin publik dhe mbi të gjitha faktorët makroekonomikë”, përfundoi Tabaku ndërsa dha një këndvështrim tejet kritik ndaj reagimeve të BSH për situatën makroekonomike në vend.

“E njëjta situatë u vërejt edhe gjatë pandemisë dhe ndihmës ekonomike të qeverisë shqiptare ku fondi për pandeminë COVID-19 të bazuar nga garancia sovrane u kalua thuajse tërësisht vetëm në kompanitë që kanë përfituar nga PPP-të dhe kontratat e tyre. Kjo situatë ka prodhuar më pak të ardhura për konsumatorët dhe sipërmarrjet nga ana tjetër presionet inflacionistë që kanë nisur të ndjehen në ekonominë tonë që në fillimet e verës së vitit të shkuar si pasojë e zinxhirit të furnizimit nxitën një rritje frenetike çmimesh. Në këto kushte qeveria shqiptare vendosi që të marrë një kredi të madhe në formën e EUROBOND”, shprehet ajo.

Etiketa: ekonomiinflacionJorida TabakuKryesore1

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Para
Rama “kapet keq” me Krajën: SPAK të mos gjuajë cironka me dinamit

Rama “kapet keq” me Krajën: SPAK të mos gjuajë cironka me dinamit

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com