GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Qeveria shpall investitor strategjik djalin e xhaxhit të Damian Gjiknurit, ndërton resort në Butrint

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjiknuri tërhiqet nga firma për inceneratorin, Veliaj mbetet vetëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një postim në rrjetet sociale, deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka denoncuar korrupsionin e radhës të qeverisë Rama. Shehaj thotë se investitori strategjik i radhës është djali i xhaxhait të Damian Gjiknurit numrit dy të Partisë Socialiste. Sipas Shehajt, vendimi më i fundit i Komitetit të Investimeve Strategjike, që kryesohet nga Edi Rama është dhënia e statusit të investitorit strategjik për “Manastir Resort”. Ai gjithashtu thotë se 50% e Kompanisë që përfitoi statusin e investitorit strategjik zotërohet kompania ANDI”. “Kompania Andi zotërohet nga djali i xhaxhait të ish ministrit të infrastrukturës Damian Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste”, shkruan Shehaj.

“Pas resortit me 5 yje të Xhaçkës, Rama i jep një pjesë të parkut të Butrintit familjarve të ish-ministrit Gjiknuri, aktualisht numri 2 i partisë socialiste. Qeveria vazhdon favoret korruptive për ministrat, ish ministrat dhe të afërmit e tyre. Vendimi më i fundit i Komitetit të Investimeve Strategjike, që kryesohet nga Edi Rama është dhënia e statusit të investitorit strategjik për “Manastir Resort”. 50% e Kompanisë që përfitoi statusin e investitorit strategjik zotërohet kompania ANDI. Kompania Andi zotërohet nga djali i xhaxhait të ish ministrit të infrastrukturës Damian Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste. Pra gjysma e resortit që përfitoi nga qeveria statusin e investitorit strategjik dhe lehtësirat që të ofron ky status zotërohet nga njerëzit e afërt të Damian Gjiknurit. Por nuk është vetëm ky problemi. Resorti “Manastir Resort” do të ndërtohet pranë parkut arkeologjik të Butrinit. Pak kohë më parë qeveria e zvogëloi parkun duke nxjerrë 800 hektarë nga zona e mbrojtur, pikërisht që aty të ndërtonte resortin kushëriri i Damian Gjiknurit. Kjo qeveri është kampione e korrupsionit, ndërsa ligji i investimeve strategjike është instrumenti korruptiv përmes të cilit ajo po grabit tokat e bregdetit. I bëj thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për këtë aferë të neveritshme në mënyrë që shqiptarët të mos grabiten nga qeveria dhe zyrtarët e Partisë Socialiste” – shkruan Shehaj në facebook.

Etiketa: ButrintDamian Gjiknuridjaliinvestitorqeveriaresortstretegjikxhxhait

Lajme të lidhura

Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
Aktualitet

Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës

15:15 - 25/11/26
“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadori i SHBA zbardh takimin në SPAK: Luftoni korrupsionin dhe krimin!
Aktualitet

“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadori i SHBA zbardh takimin në SPAK: Luftoni korrupsionin dhe krimin!

14:52 - 25/11/26
Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara
Aktualitet

Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara

14:30 - 25/11/26
Para
Autobusi përfundoi në Lanë, dyshime se shoferit nuk i janë përgjigjur frenat

Autobusi ra në Lanë/ Çfarë thotë prokuroria? Shoferi: Nuk mund ta frenoja

Discussion about this post

TË FUNDIT

E paditi gazetari Ferdinand Dervishi, Gjykata dënon për shpifje Idajet Beqirin
Aktualitet

E paditi gazetari Ferdinand Dervishi, Gjykata dënon për shpifje Idajet Beqirin

15:53 - 25/11/26

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka dënuar avokatin Idajet Beqiri për shpifje dhe fyerje ndaj...

Lexo më shumë
Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës

Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës

15:15 - 25/11/26
“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadori i SHBA zbardh takimin në SPAK: Luftoni korrupsionin dhe krimin!

“Askush s’është mbi ligjin”/ Ambasadori i SHBA zbardh takimin në SPAK: Luftoni korrupsionin dhe krimin!

14:52 - 25/11/26
Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara

Studentët e Politeknikut protestojnë me postera, denoncojnë problemet në arsim dhe premtimet e parealizuara

14:30 - 25/11/26
Mbrëmje e rezervuar për gjigantët, Champions League vazhdon sot me nëntë sfida të tjera interesante

Mbrëmje e rezervuar për gjigantët, Champions League vazhdon sot me nëntë sfida të tjera interesante

14:14 - 25/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com