Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar në media, për disa eshtra njeriu të gjetura në pyllin e Sodës.
Policia shprehet se menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Paraprakisht nga veprimet e para, dyshohet se mbetjet kockore nuk janë të natyrës njerëzore.
Mbetjet kockore do të dërgohen në Institutin e Mjekësisë Ligjore, për ekzaminime të mëtejshme.
Discussion about this post