GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Borrell: Ballkani, politika e jashtme më e rëndësishme e BE-së

19:26 - 11/05/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Sërish pa një datë, Borrell për integrimin në BE: S’e kam unë në dorë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Ballkani Perëndimor është politika jonë e jashtme më e rëndësishme”, ka deklaruar përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell para darkës joformale që ka organizuar me gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor të mërkurën, më 11 maj.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e gjeografisë sonë dhe dëshirojmë të përballemi së bashku me veprimet përçarëse të Rusisë drejtpërdrejt në rajon përmes dezinformimit dhe sulmeve kibernetike”, tha Borrelli para darkës.

“Takimi sonte do të përforcojë më tej angazhimin e vazhdueshëm me Ballkanin Perëndimor, i cili mbetet prioriteti ynë strategjik”, shtoi ai.

Borrelli tha se sot bota është në një situatë krejtësisht të ndryshme që nga shtatori i vitit të kaluar, kur u zhvillua takimi i fundit me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Në shtator askush nuk mund të priste që ne do të jemi me një agresor, duke rikthyer luftën në Evropë dhe duke parë këtë ndikim shkatërrues të gjakderdhjes së pakuptimtë. Evropianët nuk e mbajnë mend luftën dhe tani e shohim luftën në kufijtë tanë”.

“Lufta e fundit në Evropë ishte në Ballkan, tani është në Ukrainë dhe sot do të jetë një rast i mirë për të diskutuar mbi ndikimin global dhe rajonal të kësaj lufte të Putinit, një luftë ilegale kundër popullit ukrainas dhe kundër rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla”, theksoi ai.

Ai tha se dëshiron të diskutojë me “partnerët tanë më të afërt, gjashtë liderët ballkanikë se si mund t’i trajtojmë së bashku pasojat e kësaj lufte”.

“Si gjithmonë unë jam i etur të dëgjoj për shqetësimet e këtyre liderëve, duke pasur parasysh këtë situatë dhe mënyrën se si ta trajtojmë ndikimin negativ në luftën e Putinit për ushqimin, energjinë dhe stabilitetin në kontinentin tonë të përbashkët”, u shpreh ai.

Borrelli po ashtu mirëpriti që shumica e shteteve në Ballkan vepruan në linjë të njëjtë me bllokun ndaj pushtimit rus të Ukrainës dhe u bëri thirrje edhe shteteve tjera të veprojnë njësoj.

“Shumica e kanë bërë, dhe po u bëj thirrje të tjerëve ta bëjnë”, theksoi Borrelli.

Nga shtetet e rajonit, Serbia dhe Bosnja e Hercegovina nuk kanë vendosur sanksione ndaj Moskës për luftën në Ukrainë.

Ndër tjerash Borrelli tha se nuk ka hapësirë për cenim të sovranitetit, por edhe të unitetit dhe integritetit territorial të Bosnjës dhe Hercegovinës.

“Do të duhet të jem shumë i sinqertë në këtë drejtim me zotin Dodik këtë mbrëmje”, deklaroi Borrelli.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, tha se nga darka joformale pret që të ketë një bisedë për perspektivën dhe integrimin e shpejtë të rajonit të Ballkanit.

Të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Serbisë, u janë bashkuar qëndrimeve të BE-së rreth agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe i kanë mbështetur edhe sanksionet ndaj këtij shteti. Përshtatja e vendeve të rajonit me qëndrimet e BE-së në politikën e jashtme dhe të sigurisë është pothuajse 100 për qind, përveç në rastin e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Në BE pohojnë se presin edhe nga Serbia që t’i mbështesë sanksionet ndaj Rusisë që i ka vendosur Bashkimi Evropian, sepse në këtë mënyrë do të dëshmohej përkushtimi i qartë i saj për të ardhmen evropiane.

Edhe pse në BE janë të kënaqur për votën e Serbisë në OKB për të përjashtuar Rusinë nga Komisioni për të drejtat e njeriut, mes vendeve anëtare të BE-së ekziston një zhgënjim i madh për kundërshtimin e Serbisë që t’i mbështesë edhe sanksionet ndaj Rusisë.

Pritet që liderët të diskutojnë edhe për nevojën që BE-ja të jetë më e angazhuar në përshpejtimin e procesit të zgjerimit, si proces i cili ndikon edhe në dinamikën e reformave dhe në bashkëpunimin rajonal mes tyre.

Tradita e mbajtjes së një darke të tillë joformale ishte nisur nga paraardhësja e Borrellit, Federica Mogherini, e cila takonte liderët e Ballkanit çdo vit në darkë joformale, për të diskutuar për të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat përballej ky rajon.

Pjesëmarrës në darkën në Bruksel janë: ministrja e Jashtme dhe e Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Zoran Tegeltija.

Kosova përfaqësohet në këtë darkë joformale me kryediplomaten Gërvalla, pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri Albin Kurti, gjenden për vizitë në Shtetet e Bashkuara.

Para darkës joformale, të gjithë pjesëmarrësit do të zhvillojnë bisedime të shkurtra dypalëshe me shefin e diplomacisë së bllokut evropian, Josep Borrell./REL/

 

Etiketa: BallkaniBEjashtmeJosep BorellPolitikarendesishme

Lajme të lidhura

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile
Breaking Views

Takimi Rama–Papa Leoni XIV, Vatikani: Në fokus tema kishtare dhe civile

16:41 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Para
Kë ka pëlqyer Mevlani më së shumti në ‘Përputhen’? Përgjigjja e tij habit studion

Kë ka pëlqyer Mevlani më së shumti në ‘Përputhen’? Përgjigjja e tij habit studion

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua
Botë

Tronditet Greqia, oficeri i lartë i shiste Kinës të dhënat e NATO-s, ja si u zbulua

20:45 - 05/02/26

Një skandal spiunazhi ka tronditur Forcat e Armatosura Greke, duke ngritur alarmin për sigurinë kombëtare dhe atë të NATO-s. Një...

Lexo më shumë
Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

Çarja e argjinaturës përmbyti Durrësin, humbi jetën një punonjës/ Prokuroria sekuestron dosjet në bashki

20:30 - 05/02/26
Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

Goditje e rëndë për Asllanin, Federata Turke nuk e kursen dhe i prish planet mesfushorit të Kombëtares

20:15 - 05/02/26
Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

Largimi i të rinjve të kualifikuar, BERZH: Një në katër studion jashtë

20:02 - 05/02/26
Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

Benzema nis aventurën me Al Hilal me gol

19:43 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com