Nga J.Bart Klika dhe Jetta Bernier, The Hill
Ti japësh dikujt përgjegjësinë për tu kujdesur për fëmijët mund të jetë sfidë për prindërit. Kur i dërgojmë fëmijët në shkollë ose aktivitete të tjera jashtëshkollore, ne besojmë se personat e përgjegjës për ta do të bëjnë gjithçka që munden për tu siguruar atyre sigurinë dhe mirëqenien.
Përmes politikës federale, shtetërore, lokale dhe madje edhe organizative, ne mund të krijojmë ambiente të sigurta, edukuese ku të gjithë fëmijët mund të mësojnë, të luajnë dhe të rriten.
Sidoqoftë, politikat dhe procedurat që mungojnë, jo të plota ose të paqarta në cilindo prej këtyre niveleve mund të krijojnë mundësi që fëmijët të bëhen viktima të abuzimit seksual. Nëse arrijmë të sigurohemi që organizatat dhe sistemet që shërbejnë për fëmijët dhe të rinjtë po zbatojnë trajnimin dhe politikat më rigoroze për të minimizuar mundësitë për abuzimin seksual, ne po sigurojmë suksesin e gjeneratës së ardhshme të udhëheqësve.
Mund të jetë befasues fakti se sa shumë është përhapur abuzimi seksual i fëmijëve: Hulumtimet tregojnë se rreth 1 në 10 fëmijë nën moshën 18 vjeç janë abuzuar. 90 për qind e abuzimeve ka ndodhur nga një anëtar i familjes ose dikujt në rrethin e ngushtë të fëmijës ose familjes. Abuzimi seksual i fëmijëve mund të dëmtojë zhvillimin e shëndetshëm të tyre duke rrezikuar fëmijët nga gjendja mendore dhe shoqërore.
Historikisht, problemi i abuzimit seksual të fëmijëve është trajtuar me anë të programeve dhe politikave të përqendruara kryesisht në ndëshkimin e abuzuesve dhe sigurisht ndihmën e fëmijëve pas traumës së pësuar
Për të parandaluar abuzimet seksuale të fëmijëve, të rriturit dhe komunitetet duhet të kenë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e fëmijëve. Kjo do të thotë që askush mos të heshtë në rastet e abuzimit seksual duke edukuar prindërit dhe të rriturit e tjerë mbi shenjat e sjelljes që abuzuesit përdorin për të ndjekur viktimat e tyre dhe sesi prindërit, sistemet arsimore dhe organizatat mund të minimizojnë rastet e abuzimit seksual.
Fushata për parandalimin e abuzimit seksual, ka publikuar një raport rreth politikave shtetërore për të parandaluar abuzimin seksual të fëmijëve. Ndërsa duket se është bërë njëfarë progresi, vendi ka një rrugë të gjatë përpara për të adresuar në mënyrë efektive krizën dhe për të zbatuar politikat praktike të parandalimit.
Për shembull, më pak se një e treta e shteteve u kërkojnë shkollave të tyre të edukojnë të gjithë punonjësit dhe studentët se si të parandalojnë, identifikojnë dhe përgjigjen ndaj abuzimit seksual të fëmijëve. Disa ligje thjesht inkurajojnë një trajnim të tillë por nuk ofrojnë asnjë udhëzim se çfarë duhet të përfshijë trajnimi.
Sipas raportit, qeveritë duhet të luajnë një rol kritik në vendosjen e standardeve dhe ndihmën e shteteve për t’i zbatuar ato. Disa nga rekomandimet:
–Duhen një sërë politikash për parandalimin e abuzimit seksual të fëmijëve dhe një task forcë federale për të punuar me udhëheqësit e sektorit privat për të identifikuar, mbështetur dhe promovuar një sërë standardesh, politikash dhe praktikash më të mira për këtë fushë.
– Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore duhet të financojë një rrjet të qendrave për trajnimin dhe asistencën teknike për të zbatuar politikat dhe programet më të mira.
Këto politika mund të ndihmojnë për të krijuar ambiente të sigurta dhe të qëndrueshme që u duhen fëmijëve për të qenë të lumtur.
Së bashku me përpjekjet federale, shtetërore dhe të komunitetit për të zhvilluar dhe miratuar një sërë programesh gjithëpërfshirëse dhe politikave parandaluese, ne mund t’i japim fund heshtjes, turpit dhe mohimit rreth abuzimit seksual të fëmijëve, të sigurojmë mirëqenien e fëmijëve tanë dhe ti sigurojmë atyre një vend të sigurt dhe fëmijëri të shëndetshme.
Abuzimi seksual i fëmijëve mund të parandalohet dhe kjo duhet të jetë një përparësi kombëtare./PërktheuAbcnews.al