GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

G7 do të shmangë bllokadën ruse të drithërave në Ukrainë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
G7 do të shmangë bllokadën ruse të drithërave në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

25 milionë ton drithëra ndodhen ndërkohë të bllokuara në portet ukrainase, kryesisht në Odesa, tha ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock në hapje të konsultimeve (12.05) triditore të ministrave të Jashtëm të G7 në Weissenhaus buzë Detit Baltik.

Këto drithëra nevojiten urgjentisht, kryesisht në vendet e varfëra në afrikë dhe në Lindjen e Mesme. Tani shtatë demokracitë më të pasura në botë nuk duhet t’i lenë në baltë këto vende.

Qëllimi i presidentit rus Vladimir Putin është që me luftën e tij sulmuese të përçajë bashkësinë ndërkombëtare. “Ne si G7 do t’i kundërvihemi kësaj”, tha Baerbock. Ne po konsultohemi bashkarisht, se si të zhbllokojmë bllokadën e drithërave të krijuar prej Rusisë dhe të mund të dërgojmë në botë drithërat ukrainase, tha Baerbock.

Ukraina është ndër furnizueset më të rëndësishme të drithërave në mbarë botën. Sipas shifrave të Organizatës së OKB-së për Ushqimin më 2021 Ukraina zinte vendin e tretë si eksportuese e elbit dhe vendin e pestë për eksportin e grurit.

BE do të lehtësojë transportin përmes rrugëve tokësore

Pak përpara deklaratës së Baerbock, Komisioni i BE-së tërhoqi vëmendjen për një situatë të rrezikshme. Drithërat rrezikojnë bllokimin e depove që nevojiten për të korrat e ardhëshme. Ukraina për shkak të porteve të bllokuara nga Rusia në Detin e Zi ndërkohë nuk mund të eksportojë më si më parë. Për këtë arsye Komisioni i BE-së do të lehtësojë tani transportin përmes rrugëve tokësore dhe hekurudhave.

Gjermania aktualisht drejton presidencën e radhës në grupin G7. Anëtarë të këtij grupi janë SHBA, Kanadaja, Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia. Ministrat e Jashtëm të këtyre vendeve Baerbock i ka ftuar në kështjellën Weissenhaus në landin e Shlesvig-Holstainit. Gjatë konsultimeve që do të vazhdojnë deri të shtunën (14.05) në fokus është kryesisht lufta.

Putin pret të korra rekord

Rusia, sipas presidentit Vladimir Putin, sivjet pret të korra rekord të grurit. Në një mbledhje të qeverisë ai deklaroi njëkoëhësisht, se do të rriten eksportet: “Sipas vlerësimit të specialistëve – këto natyrisht janë vetëm vlerësime të përkohshme – të korrat e grurit mund të arrijnë deri në 130 milion ton, ndër to 87 milion ton grurë.” Sipas Putinit ky do të ishte një rekord për grurin. Rusia është ndër prodhuesit më të mëdhenj të drithërave në mbarë botën dhe luan një rol të rëndësishëm për ushqimin në botë./DW

Etiketa: dritheraRusiUkraine

Lajme të lidhura

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Para
Sherri i armatosur për parkimin në Tiranë, shpallet në kërkim aktori i teatrit (EMRI)

Sherri i armatosur për parkimin në Tiranë, shpallet në kërkim aktori i teatrit (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea
Sport

Magjistari i famshëm ganez bën parashikimin e bujshëm: Premier League-n do ta fitojë Chelsea

23:16 - 01/08/26

Edhe pa nisur sezoni i ri në Angli, një deklaratë e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve. Nana Kwaku Bonsam,...

Lexo më shumë
Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plumba drejt “Audi-t” në lëvizje

22:17 - 01/08/26
Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

Gent Progni nga protesta: Partitë e mëdha po bëjnë merkato, janë bashkëaksionerë! Nëse heshtni, fiton korrupsioni

22:11 - 01/08/26
Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

Zbulohet kështjella që bleu Ermal Beqiri 2.6 milionë euro në Francë, me paratë e tenderave të AKSHI-t

21:58 - 01/08/26
Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

Emigranti nga Diaspora: Spiropali e quante Skënderbe, por Rama është Hamza!

21:20 - 01/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com