GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

E padëgjuar ndonjëherë/ Prindërit hedhin në gjyq djalin: Nëse nuk na bën gjyshër, do të…

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
E padëgjuar ndonjëherë/ Prindërit hedhin në gjyq djalin: Nëse nuk na bën gjyshër, do të…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një çift bashkëshortësh nga India ka paditur djalin e tyre dhe gruan e tij pasi nuk kanë sjellë në jetë një fëmijë pas 6 vitesh martesë.

Sanjeev dhe Sadhana Prasad në padinë e tyre thonë se kanë shpenzuar kursimet për të rritur djalin e tyre, duke i paguar trajnimin për tu bërë pilot, si edhe për të bërë dasmën luksoze.

Ata kërkojnë kompensim rreth 650,000 dollarë nëse djali i tyre dhe bashkëshortja e tij nuk sjellin në jetë një fëmijë brenda një viti.

Prasad tha se kishte shpenzuar të gjitha kursimet për djalin e tij, duke e dërguar atë në SHBA në 2006 për të bërë trajnimin si pilot me një kosto prej 65.000 dollarë.

Ai u kthye në Indi në vitin 2007, por humbi punën dhe familja duhej ta mbështeste financiarisht për më shumë se dy vjet, raporton Times of India.

35 vjeçari Shrey Sagar tani është punësuar si pilot. Prindërit e tij thonë se gjithashtu mbuluan shpenzimet e dasmës së tij me bashkëshorten e tij Shubhangi Sinha, 31 vjeçe, në vitin 2016, me shpresën se do të kishin një nip/mbesë me të cilin të luanin kur të dilnin në pension.

Prindërit thonë se kanë shpenzuar për dasmën në një hotel me pesë yje, i blenë çiftit një makinë luksoze me vlerë 80 mijë dollarë dhe paguan muajin e mjaltit jashtë vendit.

“Djali im ka 6 vite i martuar, por ende nuk po planifikojnë të bëjnë një fëmijë”, tha Prasad. “Nuk na intereson gjinia, donim vetëm një fëmijë. Të paktën nëse kemi një nip ose mbesë me të cilin të kalojmë kohën, dhimbja jonë do të bëhet e durueshme”.

“Është ëndërr e çdo prindi të bëhet gjysh. Ata kishin vite që prisnin të bëheshin gjyshër”, tha avokati i çiftit.

Kërkesa e çiftit, e depozituar në Haridëar, pritet të dëgjohet në gjykatë më 17 maj. Ndërsa djali dhe gruaja e tij nuk kanë komentuar padinë.

 

Etiketa: Hindi

Lajme të lidhura

Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës pas takimit me Zelenskyn
Botë

Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen si kryeministre e Ukrainës pas takimit me Zelenskyn

20:10 - 12/07/26
Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein
Botë

Sulme me raketa dhe dronë nga Irani në Katar, Emirate dhe Bahrein

10:05 - 12/07/26
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona
Botë

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
Para
A e shkeli Kosova marrëveshjen e Washingtonit? Vjen reagimi i DASH

A e shkeli Kosova marrëveshjen e Washingtonit? Vjen reagimi i DASH

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend
Breaking Views

“Kërkesat e protestesve duhet të pranohen”/ PD bojkoton seancën e nesërme në Kuvend

23:00 - 12/07/26

Partia Demokratike ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën plenare të ditës së nesërme në Kuvend. Ky vendim është...

Lexo më shumë
Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

Kryeministri Rama bllokon komentet e qytetarëve në rrjetet e tij sociale

22:43 - 12/07/26
‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

‘Sundance Festival’ në Zvërnec, Rama provokon sërish protestuesit

22:28 - 12/07/26
Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

Aksident në Tepelenë, përplasen dy automjete: Tre persona të plagosur

22:08 - 12/07/26
“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

“Kryeministri luan kartën e provokimit me Kanye West” – Gazeta zvicerane “Le Temps”i bën jehonë portestës në Shqipëri

20:54 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com