GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

GJKKO shtyn hetimet për Dumanin dhe Talo Çelën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
GJKKO shtyn hetimet për Dumanin dhe Talo Çelën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka refuzuar kërkesën e SPAK për të marrë të pandehur Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën. Gjyqtarja e SPAK ka vendosur që të kthejë pas dosjet e prokurorëve me pretendimin se hetimet nuk ishin të plota, duke i lënë 6 muaj kohë për të vazhduar me punën për të pandehurit.

Më herët, për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia, si dhe për ekzekutimin e Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës, janë marrë të pandehur dhe po gjykohen shtetasit Altin Ndoci, Klevis Alla, Besjan Xhixha dhe Enver Diva.

Në bashkëpunim dhe në drejtimin e Talo Çelës dhe Nuredin Dumanit, këta persona kanë pasur dijeni dhe kanë ndihmuar në vrasjet e ndodhura në Durrës. Sipas dëshmisë së Allës, shkak i vrasjeve kanë qenë lekët e grabitura në Rinas në 9 Prill 2019

Por kjo dosje ka disa hije misteri, nisur nga fakti se gazetarja Klodiana Lala raportoi disa ditë më parë se gjyqtarja Flora Hajredinaj kishte mbyllur dyert e gjyqit për gazetarët, duke ndërruar momentin e fundit sallën e gjyqit. Mesa duket arsyeja ka qenë shtyrja e hetimeve.

Talo Çela është i akuzuar për 5 vepra penale, mes tyre, për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, në dëm të viktimave Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia. Gjithashtu Çela, i cili është në arrati, akuzohet edhe për tentativën e vrasjes me paramendim ndaj Irfan Hazizit.

Pas atentatit të dy vëllezërve Haxhia, prokuroria bashkoi dy dosjet, të Haxhiajve dhe të dy të rinjve qe u ekzekutuan në 2 mars të vitit 2020, pasi vëllezërit Haxhia kishin njohje dhe marrëdhënie miqësore me dy viktimat, Shkoza dhe Avdia.

Dorian Shkoza dhe Anxhelo Avdia u ekzekutuan në pak se një km nga vendi ku u ekzekutuan vëllezërit Haxhia, me të njëjtën mënyrë.

Etiketa: DumaninGJKKOTalo Çelën

Lajme të lidhura

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet
Aktualitet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i dytë i infektimit me virusin e Nilit Perëndimor në Shqipëri

16:30 - 30/09/26
“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën
Aktualitet

“Të luftohet krimi i organizuar”/ Ambasada Amerikane zbardh takimin e Wendt me Ramën

15:37 - 30/09/26
Para
Tri brinjë të dëmtuara/ Motoçiklisti godet një vajzë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Tri brinjë të dëmtuara/ Motoçiklisti godet një vajzë dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti
Breaking Views

Kurti: Që të ndërmerren veprime ndaj Speciales, duhet të zgjidhet presidenti

22:58 - 30/09/26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur optimist për arritjen e një marrëveshjeje mes partive politike për zgjedhjen e presidentit...

Lexo më shumë
‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

‘Bota po ndryshon me shpejtësi’, BE dhe Kanadaja përgatisin marrëveshje të gjerë bashkëpunimi

22:07 - 30/09/26
Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

Ronaldo reagon pas largimit nga grumbullimi i kombëtares së Portugalisë dhe deklaratës së trajnerit

21:29 - 30/09/26
Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

Publikimi i videove intime në rrjetet sociale, Policia e Tiranës nis hetimet

21:15 - 30/09/26
“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

“Arrestoni Ramën”/ Mbyllet protesta e 123, kërkesa e panegociueshme: Jep dorëheqjen!

21:05 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com