GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, mbyllen hetimet për Edmond Përdodën

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij, mbyllen hetimet për Edmond Përdodën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet për të vëllain Edmond Përdoda edhe ky i akuzuar i përfshirë në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni, ngjarje e ndodhur në muajin prill të vitit 2020 në fshatin Lalm Lukaj të Njësisë Administrative të Kolshit.

Ndaj Edmond Përdodës, prokuroria ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtje pa leje”. Dosja penale është mbyllur dhe brenda pak ditësh organi i akuzës do ta dërgojë në gjykatë, ku do të hidhet në short për të nisur gjykimin paraprak. Pas gati vitesh në arrati, Edmond Përdoda u arrestua në muajin shkurt të këtij viti në banesen e tij në fshatin Lalm i Ri të Lezhës. Për prangosjen e Përdodës, krahas policisë së Lezhës ishin dhe Forcat RENEA.

Pas arrestimit ai pranoi autorësinë e vrasjes së dyfishtë, duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur armët e krimit, të cilat ishin groposur në mal pak metra larg vendit të ngjarjes, ndërsa mohoi përfshirjen e të vëllait Aleksander Përdoda në këtë krim të dyfishtë, duke deklaruar se kishte vepruar i vetëm.

Por nga veprimet hetimore dhe provave të grumbulluara, prokuroria e Lezhës doli në konkluzionin se në vrasjen e rapsodit Kol Murrani dhe mikut të tij Preng Simoni janë përfshire të dy vëllezërit Përdoda, pavarësisht se Aleksandër Përdoda i cili u dënua nga Gjykata e shkallës së parë në Lezhë me burgim të përjetshëm e ka mohuar në vazhdimësi përfshirjen e tij në këtë ngjarje dhe madje vendimi është ankimuar në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Lukaj, të Njësisë Administrative të Kolshit.

Etiketa: Edmond PerdodaKol MurraniKryesore1

Lajme të lidhura

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti
Aktualitet

Pëson arrest kardiak në paraburgimin e Komisariatit të Vlorës, ndërron jetë 32-vjeçari (Emri)

11:32 - 31/08/26
E rëndë/ 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
Aktualitet

E rëndë/ 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

11:16 - 31/08/26
Greqia ul çmimet deri në 35% për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë
Aktualitet

Greqia ul çmimet deri në 35% për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë

11:01 - 31/08/26
Para
Lajm i trishtë: Ndërron jetë aktori i njohur

Arti në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur (FOTO+EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 61-vjeçarja goditet me sqepar nga bashkëshorti
Aktualitet

Pëson arrest kardiak në paraburgimin e Komisariatit të Vlorës, ndërron jetë 32-vjeçari (Emri)

11:32 - 31/08/26

Enea Shparthi, i cili ishte arrestuar në Vlorë vetëm dy ditë më parë për një vjedhje, ka ndërruar jetë ditën...

Lexo më shumë
E rëndë/ 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

E rëndë/ 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës

11:16 - 31/08/26
Greqia ul çmimet deri në 35% për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë

Greqia ul çmimet deri në 35% për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë

11:01 - 31/08/26
Transporti publik në krizë për të ofruar shërbim, merr 2 mln euro për rimëkëmbje

Transporti publik redukton flotën nga 1 shtatori: Kostot e karburantit janë të papërballueshme

10:44 - 31/08/26
U arrestua me Ergys Agasin, ish-polici Uljan Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit

U arrestua me Ergys Agasin, ish-polici Uljan Shpataraku transferohet në burgun e Peqinit

10:37 - 31/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com