GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dhëndri nevrikoset me familjen e të dashurës: Mbylluni brenda në shtëpi dhe…

19:34 - 15/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dhëndri nevrikoset me familjen e të dashurës: Mbylluni brenda në shtëpi dhe…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një familje nga Puka është kërcënuar nga një i ri që e humbi kontrollin menjëherë mbasi ai është informuar se ishte denoncuar në polici prej tyre. Por i riu që i ka frikësuar nuk është as më pak dhe as më shumë, por dhëndri, i dashuri i vajzës së familjes denoncuese.

Mësohet se gjithë molla e sherrit midis tyre është e reja. Megjithatë, ndonëse të lidhur asnjëra nga palët nuk ka lëshuar treguar gjë, ndaj të dyja palët kanë përfunduar veç e veç në komisariatin policor të kryeqytetit. Inatet mes palëve i ka mbajtur shënim komisariati numër 4 që po trajtojnë rastin për të nxjerrë të vërtetën dhe versionin që asnjëra nga palët nuk e thotë me sinqeritet para policëve.

I pari është paraqitur shtetasi me iniciale G.N, i cili bën me dije policia që është vëllai i vajzës. 35-vjeçari nga Puka dhe me banim në Tiranë shkoi në polici për të kërkuar ndihmë, mbasi e motra e tij ishte larguar nga shtëpia. 18-vjeçarja me inicialet T. N nuk dihej ku ishte për disa ditë dhe mbas kërkimeve policore u zbulua se ajo kishte udhëtuar drejt një qyteti tjetër për fundjavë. Policia tha për këtë denoncim: vajza kishte shkuar në qytetin e Lezhës së bashku me të dashurin.

Megjithatë, policia e intervistoi të renë që shpjegoi se ishte larguar me dëshirën e saj dhe nuk e kishte detyruar askush “aq më tepër që nuk kam konflikte me askënd për këtë lidhje”, ka shtuar 18-vjeçarja. Por nuk sqarohet se si pa kaluar shumë ditë nga kthimi i adoleshentes në shtëpi, i dashuri i saj u informua që policia ishte alarmuar për ikjen e saj. “Megjithëse kemi dyshime se për këtë gjë e ka informuar e dashura”.

Me motrën në shtëpi dhe falë ndihmës së policisë që e kërkoi, G.N u paraqit për herë të dytë në polici. Denoncimi i tij kësaj radhe është për të dashurin e saj, një shtetas me inicialet P.K që kur ka mësuar se familja e kërkoi të renë duke angazhuar policinë ai është nevrikosur.

“Kallëzoj faktin se ky person pra P.K, më ka dërguar fjalë mua dhe gjithë familjes. Na ka kërkuar që të mbyllemi brenda në shtëpi sepse sipas ultimatumit që na ka dërguar thotë që e kemi prerë në besë. Prerje në besë sipas tij është pse e shpallëm motrën në kërkim, mbasi sipas tij atij i është dëmtuar burrëria dhe i është lakuar emri i të dashurës në komisariat”.

Së fundmi, policia ka bërë me dije se ka shkruar denoncimin për dyshimet e kanosjes për jetën dhe i ka dërguar ftesë “dhëndrit” që të paraqitet urgjent në polici.

Etiketa: dhenderrinatPukesherr

Lajme të lidhura

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital
Aktualitet

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26
Para
Kujdes! Si do të ndikojë te shenjat e zodiakut “Hëna e përgjakur”

Kujdes! Si do të ndikojë te shenjat e zodiakut “Hëna e përgjakur”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe
Breaking Views

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se, si punonjës të Postës së Serbisë,...

Lexo më shumë
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com